Disiplinimi i Ujit të Pijshëm - Skrapar - Mbi 50 lidhje të paligjshme ndërpriten - Shtohen arkëtimet për UK Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Disiplinimi i Ujit të Pijshëm - Skrapar - Mbi 50 lidhje të paligjshme ndërpriten - Shtohen arkëtimet për UK Skrapar

Fatjon Kaloci
4.2.18
I nisur prej fillim vitit 2018, Operacioni për Disiplinimin e Furnizimit me ujë të pijshëm për Skraparin po ecën me ritme të kënaqshme kështu thanë disa burime të afërta për Corovoda Online. Sipas Corovoda Online deri tani në Skrapar janë ndërprerë rreth 50 lidhje të paligjshme ndërsa vijon puna me intesitet për atë që konsiderohet si reforma kryesore për 2018 për Ujin e Pijshëm. Po ashtu rreth 32 lidhje të reja kontraktuale janë vendosur mes palëve dhe Ujësjellës Kanalizime Skrapar. Paralelisht, mes vështirësive që kanë si pasojë e infrastrukturës disa ndërtesa deri tani numërohen rreth 230 matës të përdorimit të ujit. Vendosja e sahateve fillimisht po prek institucionet dhe bizneset ndërsa së shpejti nis edhe edhe instalimi i sahatëve matës edhe për abonentët familjarë. Nga kjo kategori e fundit, së paku për Çorovodën qëndrën kryesore administrative të Skraparit, vendosja e matësve për abonentët familjarë do të ndodh fillimisht tek ata që banojnë në pallate dhe shtëpitë private 1 hyrshe. Nëse do të operohet me këto ritme, sipas pritshmërisë së Corovoda online rreth muajit shtator 2018 thuajse 70% e abonentëve në Skrapar pritet të jenë rezultativisht në rregull me nismën e disiplinimit të ujit të pijshëm.
Ajo që vlen për t'u theksuar është edhe fakti se që prej 2017 janë rritur ndjeshëm arkëtimet për pagesat e ujit të pijshëm.
Theksojmë:
Deri në 1 shkurt 2018:
50 është numri i ndërprerjeve të lidhjeve të paligjshme
32 është numri i kontratave të reja me UK Skrapar
230 është numri i sahatëve matës të konsumit të ujit të vendosura deri tani.

Më herët:
Në nëntor 2017, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama paralajmëroi atë që sipas tij u quajt Faza e Parë e Operacionit Kombëtar për Disiplinimin e Furnizimit me Ujë të Pijshëm. Asokohe i cituar prej mediave kombëtare në një dalje publike ai tha se deri në 1 shkurt 2018 abonentët duhet të rregullonin statusin e lidhjeve të tyre në mënyrë që të mos penalizoheshin. Faza e Dytë nënkupton statusin e pagesave dhe shlyerjen e detyrimeve. Kreu i ekzekutivit shqipëtar theksoi se Ndërrmarrjet pa rezultat të Ujësjellës Kanalizimeve nuk do të përfitonin subvencione në raste të një perfomance të keqe. Shpeshherë siç shfaqet Rama në disa reforma ëdhe këtë herë u citua afati 300 ditësh për "stabilizimin e një katrahure" referuar gjendjes së furnizimit me ujë në Shqipëri. Në 21 tetor nëse nuk ka matësa, operatorët kanë marë urdhër të prerë për të mos lidhur kontrata.

E duke nisur nga kjo, të parët që i'u kërkua zbatimi i kësaj reforme, ishin institucionet dhe punonjësit e administratës. Një vendim i dhjetorit 2017 për Disiplinimin e Kryerjes së Pagesave të Ujit u kërkua për zabtim nga gjithë institucionet.


© Corovoda Online / Fatjon Kaloçi
       
         
close