DOSSIER: Projekti i Vitit 2003 - Mbyllte totalisht Kanionin Osum - Diga 66 metra do mbyllte Kanionin **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

DOSSIER: Projekti i Vitit 2003 - Mbyllte totalisht Kanionin Osum - Diga 66 metra do mbyllte Kanionin

Fatjon Kaloci
13.2.18
DOSSIER: Një projekt i parealizuar i 2003 synonte t'a mbyllte plotësisht Kanionin e Osumit. Ai do të shfrytëzonte konstruktin natyror të shpateve të Kanionit për t'a shndërruar atë në një ujëmbledhës gjigand. Corovoda Online ripropozon një shkrim të postuar fillimisht prej nesh në 19.10.2011 ku sipas një projekti një digë prej 66 metrash e lartë në mes të Kanionit do t'a mbyllte e shndërronte atë që prej mijëra vitesh natyra i fali zonës skraparase si monument natyror, ndër më atraktivët e zonës.

Sipas projektit të vitit 2003 (pra rreth 15 vite më parë ) deri në afërsi të Poliçanit prej Kanionit të Osumit do të ndërtoheshin  plot 14 Hidrocentrale.

Kostoja e llogaritur vetëm për lidhjen e sistemit energjitik të këtyre 14 hidrocentraleve që mendoheshin të kryheshin për këtë projekt shkonte duke referuar llogaritjes së kryer në vitin 2003 sa 7.2 milion dollarë. (Kjo shumë do të duhej vetëm për kabujt e thënë në zhargon që do t'a lidhnin burimorin e energjisë me sistemin qëndror kombëtar të asokohe)

Në brendësi:
* Sipas këtij projekti, një prej hidrocentraleve do të ishte ai i ShënKollit (Çepan - Një lokalitet i Skraparit) i cili sipas projektit të 2003 do të mund të realizohej vetëm pasi te ishin akumuluar nga Malindi me ujërat e Lumit Osum.

 * Pas digës së Nikollarës, (lokalitet i Skraparit) një tjetër pikë e përmendur në materialet e shumta të këtij studimi, ku do të derivoheshin edhe ujerat që vinin nga Staravecka dhe Helmësi, do të drenazhoheshin në një basen prej deges së rrjedhjes me afro 836 km2 nga ku 151 km2 i përkasin vetëm degës që do të vinte nga Nikollara.

 * Corovoda Online Pa u ndalur në detaje teknike citon se rezultati në këtë pikë do të synonte ndërtimin fillimisht të një digë me lartësi 46 metra nga ku uji më pas do të binte me shpejtësi sa 15.8 metër kub për sekondë. Nga kjo sipas projektit parashikohej që vetëm në këtë pikë do të mund të prodhoheshin në fuqi të instaluar 6.300 kWh prej 36.131 milion kWh që do prodhoheshin në një vit.

 * Pasi në projekt përmenden hidrocentrale të tjerë në zona lokale të njohura në Skrapar si në Vlushë, Spatharë etj, ndalemi shkurtimisht nga materiali shumëfaqësh i vitit 2003 vetëm në disa citate ku përmendet një përkufizim i pazakontë, i ashtuquajturi Hidrocentrali i Çorovodës.

 * Sipas projektit ideohet mendimi se një rezervuar në ato që quhen Kanionet e Osumit,  do të synonte ndërtimin e një dige me lartësi 66 metra, ku shpejtësia e rënies së ujit do të ishte 19.8 metra kub për sekondë, e  ku në fuqi të instaluar do të prodhoheshin afro 11760 kW,  për të kapur më pas në një shumë vjetore prodhueshmërinë 79911 kWh në vit.

 * Projekti të cilit ne, i shkëputëm vetëm këto fragmentime daton në 2003. Ky projekt në faqet e autorësisë së 2003 mbante emra hartuesisht si Dr.Ing K.Goga, Prof.Dr.Gjeo. P.Hoxha Ing.Elek L.Hido etj.

©Corovoda Online / Fatjon Kaloci