Kanionet - Ministri Blendi Klosi lajmëron nga studio televizive - Të premten inspektim në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kanionet - Ministri Blendi Klosi lajmëron nga studio televizive - Të premten inspektim në Skrapar

Fatjon Kaloci
8.2.18
Rreth orës 21:20 në një komunikim të drejtpërdrejt telefonik me studion e një kanali televiziv, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi lajmëroi se do të inspektoj në terren Kanionin e Osumit. Deklarata u bë në studion e Tv Klan ndërsa formati hard talk "Opinion" nisi ndryshe nga rrjedha e zakonshme e temave per diskutim. Për afro 30 minutat e para tema e një konçesioni të dy HEC-ve në Skrapar ishte në prime time të audiencës.
Klosi ndër të tjera tha se "do të inspektoj në terren" në Skrapar nesër ( duke folur për të premten 9 shkurt) Sipas tij, leja e dhënë për një konçesion ka parregullsi. Klosi theksoi në disa minuta via telefon se projekti ka pësuar një zhvendosje koordinatash dhe se do të përpiqet të ndal këtë projekt.

"Historia është ndërtuar mbi një gënjeshtër, koordinatat e dhëna në lejen mjedisore janë të keqtrajtuara. Prandaj po ju them se kjo histori nuk mund të zgjidhet me një emision, pasi kjo është një histori që ne kemi hapur një investigim. Jemi ne ata që kemi ngritur probleme dhe ashtu siç e ka thënë edhe Ministria e Energjitikës qartë, në momentin që bie leja për ndikimin në mjedis, të cilën ne do t’a rrëzojmë dhe kjo nuk diskutohet. Në atë vendim dhe në atë pikë nuk ka asnjë shans që ai HEC të ndërtohet." - tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi
©Corovoda Online / Opinion.al