Mikro Tuneli 1.5 kilometra do të evitoj Nërhyrjen në Mjedis. T.A.P. ceremoni në Çorovodë. Pajisja mban emrin "Karl Gega" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Mikro Tuneli 1.5 kilometra do të evitoj Nërhyrjen në Mjedis. T.A.P. ceremoni në Çorovodë. Pajisja mban emrin "Karl Gega"

Fatjon Kaloci
15.2.18
Më herët, më 12 shkurt 2018 në afërsi të Çorovodës u zhvillua një ceremonial i nisjes së punimeve për ndërtimin e një tuneli nëntokësor. Tuneli me një gjatësi 1.5 kilometër do të shërbej për evitimin e kalimit të tubave të Gaz Sjellësit T.A.P. në zona mjedisore duke i mbrojtur këto të fundit. Të pranishëm në ceremoninë e organizuar në kantierin e ndërtimit, nga ku do të fillojë hapja e mikro-tunelit, ishin zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enis Aliko, Kryetari i Bashkisë së Çorovodës, Nesim Spahiu, Menaxheri i Projektit T.A.P. për Shqipërinë Karl Roberts, Menaxheri i Spiecapag për Shqipërinë, Guillaume Batut, Menaxheri i Projektit të mikro-tunelit nga Bessac, Dylan Mognol dhe përfaqësues të tjerë nga sektori i energjisë në vend. Ideja qëndron tek ndërtimi i dy mikrotuneleve, njëri 560 metra dhe tjetri afro 600 metra. Secili tunel do të ndërtohet brenda 2 muajve. E tërë vepra me gjatësi afro 1.5 kilometra në fund të 4 muajve mund të përfundoj. Një makineri e veçantë e quajtur "Karl Gega" do të veproj për hapjen e tuneleve që do të kenë diametra sa 2.2 metra.Rreth 50 persona do punësohen për këtë nismë.

Terreni i Skraparit është shumë sfidues për ndërtimin e gazsjellësit për shkak të thyerjeve të shumta, lartësisë dhe vetë përbërjes gjeologjike. Mikro-tuneli shmang kalimin përmes luginës së Osumit dhe kryqëzimin me një rrugë të sapo-ndërtuar. Kjo është zgjidhja më e përshtatshme për kalimin e këtij segmenti malor duke mbrojtur mjedisin.
Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enis Aliko
“Ndërtimi i këtij mikro-tuneli është vepra e parë e këtij lloji në Shqipëri, si pjesë e një investimi kaq të rëndësishme si gazsjellësi TAP. Gjithashtu unë dua përgëzoj standardet e larta të TAP dhe kontraktorëve të TAP përsa i përket sigurisë teknike në punë.”
Menaxheri i Projektit TAP në Shqipëri, Karl Roberts
“TAP është një pjesë shumë e rëndësishme e Korridorit Jugor të Gazit që do të mundësojë gazifikimin e Ballkanit perëndimor dhe do të ofrojë një burim alternativ gazi për Evropën. Mikro-tuneli do të ndërtohet duke përdorur teknologjinë më të fundit duke respektuar mjedisin.”

Menaxheri i Spiecapag në Shqipëri, Guillaume Batut.
“Deri më tani, me mbështetjen e Qeverisë Qendrore dhe Bashkive përgjatë gjurmës së gazsjellësit kemi arritur të kalojmë çdo vështirësi. Nuk kam asnjë dyshim që me të njëjtën mbështetje për TAP, Spiecapag dhe Bessac do të realizojmë me sukses edhe hapjen e këtij mikro-tuneli.”
Kryebashkiaku i Skraparit, Nesim Spahiu:
“TAP është investimi më i rëndësishëm për Shqipërinë dhe për Skraparin gjithashtu. Bashkia e Skraparit ka një marrëdhënie shumë të mirë me TAP dhe kontraktorët e TAP të cilët kanë ofruar përherë zgjidhje për komunitetin. Ky projekt ka dhënë një kontribut të madh sidomos për infrastrukturën rrugore, punësimin si edhe në investime sociale dhe mjedisore.”

Mikro-tuneli do të përbëhet nga dy mikro-tunele me gjatësi respektive 560 metra dhe 600 metra dhe do të ketë diametër të brendshëm prej 1.8 metrash. Punimet për përfundimin e mikro-tunelit janë parashikuar që të zgjasin rreth katër muaj dhe do të krijojë rreth 50 vende të reja pune.

Tradita e hapjes së tuneleve e kërkon që makineria e përdorur për hapjen e tunelit të ketë një emër. Nisur nga kjo, TAP ka vendosur që makineria e cila do të hapë mikro-tunelin në Çorovodë të mbajë emrin “Karl Gega”, një prej inxhinierëve më të njohur në infrastrukturën e transportit në Evropë.

Fakte Kryesore për Mikro-Tunelin e TAP në Çorovodë

Mikro-Tuneli
  • Gjatësia e përgjithshme e mikro-tunelit është rreth 1.5 km.
  • Gjatësia e mikro-tunelit lindor do të jetë 560 metra.
  • Gjatësia e mikro-tunelit perëndimor të jetë 600 metra.
  • Diametri i brendshëm i mikro-tunelit: 1.8 metra (1’800 mm).
  • Përbërja gjeologjike e terrenit përbëhet prej formacioni shkëmbor flishit.
  • Punimet parashikohet që të zgjasin rreth 4 muaj, dy muaj për secilin prej mikro-tuneleve, duke punuar me turne gjatë 24 orëve.
  • Parashikohet se do të punësohen rreth 50 punëtorë vendas nga Çorovoda.
Makineria për hapjen e mikro-Tunelit
  • Emërtimi i makinerisë: “Karl Gega”.
  • Tipi i makinerisë: MTBM gjysmë i lëngshëm (slurry MTBM).
  • Diametri i gërmimit: 2.2 metra (2’225 mm).
  • Pesha totale e makinerisë për hapjen e mikro-tunelit: 74 ton.
  • Gjatësia totale e makinerisë për hapjen e mikro-tunelit: 12,5 metra.
  • Forca shtytëse/lëvizëse: 1’400 ton








©Corovoda Online / Fatjon Kaloçi / T.A.P.