Është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne 19 shkurt 2018, një ndër ikonat e mjekësisë vendase në Skrapar, dr.Ali Islamllari. Mjeku i njohur në Skrapar për kontributin e madh në mjekësinë vendase, ndërroi jetë pas një sëmundje që e mundonte prej pak kohësh, ndërsa thuajse i gjithë qyteti i vogël i Çorovodës nuk nguroi të ndante ngushëllimet që në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Ceremonia mortore do të mbahet të martën 20 shkurt 2018 rreth orës 11:00 të paradites në Çorovodë. Corovoda Online në tribut të kujtimit të tij ndalon përmes këtij shkrimi në punën e pavdekshme të njeriut të mirë të shëndetësisë së Skraparit .
I diplomuar në vitin 1973 në degën Mjekësi e Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë
Në vitet 1974 - 1976 specializohet për NeuroPsikiatri në Tiranë.
Në vitin 1976, në Spitalin e Skraparit nën kujdesin e tij do të hapej fillimisht me 5 shtretër reparti i neuropsikiatrisë.
Dr.Ali Islamllari ka qënë prej vitesh edhe anëtar i Komisionit të Mjekësisë Ligjore në Skrapar.
Në vitet e para të 90's ka drejtuar edhe Poliklinikën në Skrapar.
Në 8 Shtator 1990 me dekretin Nr.7411 u dekorua nga Ish-Presidiumi i Kuvendit Popullor të kohës me medaljen "Për Shërbim të Mirë Ndaj Popullit"
Në 1982 në referime shkencore referon "Të dhënat kliniko-statistikore të insulteve cerebrale në Skrapar"
Në 1984 referon "Disa të dhëna kliniko - statistikore mbi mjekimin dhe riaftësimin e të sëmurëve të shtruar në spitalin e Skraparit me vaskulopati cerebrale gjatë viteve 1982 - 1984"
Bashkëautor i temës " Rezultatet e arritura nga adenoidektomia në mjekimin e eneuresis nokturne"
Në 1986 referon "Epilepsia në rrethin e Skraparit, gjatë viteve 1984 - 1986"
Bashkëautor i temës mjekësore "Përhapja e tumoreve malinj në rreth gjatë viteve 1980 - 1985" etj.
Ne shprehim ngushëllimet e rastit për familjarët, të afërmit, miqtë e kolegët. Lutja jonë shkon për doktorin e përjetësisë.
I Paharruar Doktor Aliu!
©Corovoda Online / Fatjon Kaloçi