Në Shqipëri - Cili është muaji "i preferuar" i martesave dhe në cilin muaj ndodhin më shumë lindje? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Në Shqipëri - Cili është muaji "i preferuar" i martesave dhe në cilin muaj ndodhin më shumë lindje?

Fatjon Kaloci
16.2.18
Si një horoskop, statistikat e INSTAT në 5 vjeçarin 2012 - 2016 tregojnë edhe udhëtimin mes muajve dhe shifrave të disa ndër treguesve kryesorë që i japin disi një tipologji "Made in Albania". Kështu për shembull nëse duhet të keni më tepër kujdes me paranë e prekur nga inflacioni, ky i fundit kap pikën maksimale ( pozitiv apo negativ ) në muajt Shkurt dhe Maj të çdo viti. Por në ritualin e martesës, shqipëtarët vazhdojnë të kenë si muaj të tyre të preferuar muajin Gusht.
Numri i martesave të kryera në Gusht 2012 ishte 2898
Numri i martesave të kryera në Gusht 2013 ishte 2769
Numri i martesave të kryera në Gusht 2014 ishte 2732
Numri i martesave të kryera në Gusht 2015 ishte 3050
Numri i martesave të kryera në Gusht 2016 ishte 2811

Ky rezulton edhe muaji me numrin më të lartë të martesave në Shqipëri.

Një tjetër tregues në të cilin do të ndalemi, sipas shifrave zyrtare të Instat, është muaji kur lindjet janë më të mëdha. Sipas Instat, në 5 vjeçarin 2012 - 2016 është muaji Shtator.
Numri i lindjeve të ndodhura në Shtator 2012 ishte 3452
Numri i lindjeve të ndodhura në Shtator 2013 ishte 3499
Numri i lindjeve të ndodhura në Shtator 2014 ishte 3537
Numri i lindjeve të ndodhura në Shtator 2015 ishte 2996
Numri i lindjeve të ndodhura në Shtator 2016 ishte 3141

Shtatori rezulton edhe muaji me numrin më të lartë të lindjeve në Shqipëri.
©Corovoda Online / Fatjon Kaloçi / Burimi: Instat