Spitali Skrapar synon një qasje të re - Mjekët "e munguar" do të synohet të vijnë nga rrethet **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Spitali Skrapar synon një qasje të re - Mjekët "e munguar" do të synohet të vijnë nga rrethet

Fatjon Kaloci
5.2.18
Burime të afërta thanë për Corovoda Online se Spitali Skrapar po punon për të mundësuar ardhjen e mjekëve specialistë edhe nga rrethe të tjera, ndërsa ftohen për bashkëpunim edhe mjekët të cilët duan të japin kontribut për shërbimet mjekësore në Skrapar. Prej dekadash, Skrapari nën fatin e lëvizjeve demografike ka vuajtur edhe largimin e "bluzave të bardha" thuajse si çdo aspekt tjetër i jetës së qyteteve të vogla. Nisma në hapat e para të saj synon që banorët e Skraparit të thellë të gjejnë shërbimet esenciale të shërbimit spitalor e për këtë përpjekja synon arritjen e disa marrëveshjeve që do të sjellin në Skrapar mjekë edhe për ato shërbime për të cilat aktualisht shpesh e për fat të keq banorët i drejtohen Spitaleve Rajonale apo atyre qëndrorë. Spitali Skrapar është i vetmi institucion shëndetësoro-mjekësor për Skraparin. Mungesa e mjekëve specialistë për disa tipologji sëmundshmërie, ndër vite e ka shndërruar këtë "gjigand të madh" së paku në godinë të tkurret në shërbimet bazike, si dhe në ato të urgjencës, dhe të qëndrimit të përkohshëm rehabilitues. Por intervente mjekësore thuajse numërohen me gishtat e njëres dorë. Parë nga shumë faktorë, mosha mesatare e popullsisë së këtushme po shkon drejt plakjes. Në 01.01.2018 Skrapari numëron zyrtarisht 17 476 banorë. Edhe në komunitet tashmë, është e fiksuar ideja se në rast të një sëmundje, duhet të marrësh rrugët për në Spitalin më të afërt. Nga ana tjetër mjekët aktualë kanë aftësi profesionale. Në shumë raste diagnozat e kontrollit të tyre të bërë në plan të parë përkojnë ekzaktësisht me ato konsulta apo vizita që bëhen në spitalet e tjera. Dhe kjo padyshim konsiderohet si një aset që duhet t'a ruajmë por në shumëfaktorial, aparaturat teknikat e reja të trajtimit mjekësor etj ende mbeten kilometra larg.
RIKUJTOJMË:
Spitali i Skraparit u përurua zyrtarisht në 28 nëntor 1973. Kryeministri i asaj kohe Mehmet Shehu ishte ai që preu shiritin e inaugurimit të godinës që ende ruan madhështinë strukturore të saj. Ndonse në analet e historisë fiksohet kjo datë, në të vërtetë funksionimi i plotë i spitalit nisi në Janar 1974 me stafet përkatëse, i pajisur me materiale dhe nuk mungonte asnjë repart apo shërbim.
NDRYSHE:
Godina e Spitalit të Skraparit në 1973 kishte një sipërfaqe prej 3 671 metra katrorë.

Për ndërtimin e saj, në vendin ku spitali ndodhet aktualisht, ishte një kodër dhe u dëshën të hiqeshin 13 000 metra kub dhera dhe inerte.

Vetëm për këtë godinë u harxhuan asokohe 81 ton hekur.

Gjithësej u bën 980 metro kub beton.

I gjithë shpenzimi i ngritjes së godinës me lekun e asaj kohe shkoi sa 2 500 000 lek (kujtojmë në vlerën e lekut në 1973)

Aparaturat dhe pajisjet e para i kushtuan shtetit afro 500 000 lek.

Në ditën e parë Spitali Skrapar kishte 96 punonjës dhe 110 shtretër.
©Corovoda Online / Fatjon Kaloçi