"Debati rikthehet" në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

"Debati rikthehet" në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Skrapar

Fatjon Kaloci
22.5.18
Disa çështje të rendit të ditës u shtynë për më vonë. Ndonse mbledhjet bëhen së paku një herë në muaj, koha nuk ka mjaftuar për disa anëtarë të Këshillit Bashkiak në Skrapar të cilët kanë kërkuar sërisht kohë duke shtyrë disa proçese. Mes debatesh të forta u mësua se ka ndodhur mbledhja e Këshillit Bashkiak e kësaj të marte 22 maj 2018 në Skrapar ku gjithnjë përplasja mes individëve të së njëjtit grup apo edhe grupeve të ndryshme fatkeqësisht po e shndërron këtë institucion në qëndër të vëmendjes jo vetëm lokale por edhe më tej. Përtej debateve normale të diskursit shpesh edhe të pikëpamjeve politike, ajo që ka ndezur më shumë debat gjatë kësaj mbledhje ishte një kërkesë jashtë rendit të ditës për shkarkimin e Sekretares të Këshillit Bashkiak. Kjo temë ndezi diskutime të forta në mbledhje dhe nuk u miratua në fund. Vëmendja në zhvillimet e këshillit bashkiak është shtuar së fundmi. Ajo kulmoi pak muaj më parë ndërsa Kreu i Qeverisë kritikoi nga një takim politik në Tiranë atë që u quajt pengesë e këshilltarëve për mosvotimin e paketës së familjeve të ndihmës ekonomike dhe paaftësisë.
©Corovoda Online
       
         
close