Më herët, rreth orës 09:30 parapërgatitjet kishin përfunduar ndërsa pritej nisja e ceremonialit. Por një ditë më parë qyteti ishte veshur me flamuj dhe banderola me shkronja "Rroftë 5 Maji". Këngë patriotike dhe partizane dëgjoheshin pranë memorialit "Lavdi Dëshmorëve" një ndër instalacionet e larta që ndodhet në Varrezat e Dëshmorëve, Skrapar. Ceremonia nisi në orën 10:00 me praninë e shumë anëtarëve të familjeve të dëshmorëve, pjesëtarë të Komitetit të Veteranëve Skrapar, drejtues lokal, etj. Me shiritin simbolik të kreut të Bashkisë, Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu i shoqëruar edhe nga drejtues të ndryshëm lokal në nivel nënprefekture etj, bënë homazhet e nderit në kujtim të promemories historike të 417 dëshmorëve të Skraparit. Buqeta me lule dhe kurora u vendosën ndërsa Skrapari i lidhur ngushtësisht me datat historike ishte thuajse aty. Ceremoniali i homazheve të nderit zgjati rreth 30 minuta.
Rreth orës 11:00 në Sallën e "kuqe" një konotacion ky referuar ngjyrës së ambjentit të brendshëm ku u mbajt takimi, Kryetari i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve Harulla Çela foli mes të pranishmëve mbi rëndësinë e kësaj date. Takimi u përshendet edhe nga Kreu i Komitetit të Veteranëve të Rrethit dhe Bashkia Skrapar. Le të shohim disa imazhe nga këto aktivitete.