Projekti "Dynamob 2.0" mbledh në Itali, Skraparin, Budvën dhe Copertino - FOTO / VIDEO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Projekti "Dynamob 2.0" mbledh në Itali, Skraparin, Budvën dhe Copertino - FOTO / VIDEO

Fatjon Kaloci
6.5.18
Foto 3 Maj 2018 - Takimi i ditës së parë së projektit
Në kuadër të projektit Interreg Itali - Shqipëri - Mali i Zi, projekt i quajtur "Dynamob 0.2",bashkitë fituese të këtij projekti u mblodhën në fundjavë në një takim në rajonin e Campobasso në Itali. Tre bashkitë që fituan nga ky projekt në tre shtete ishin Bashkia e Budvës (Mali i Zi), Bashkia e Copertinos (Itali) dhe Bashkia Skrapar (Shqipëri). Takimi i parë u mbajt në 3 maj 2018 mes përfaqësuesve të tre vendeve dhe investitorëve. Dy përfaqësues nga Bashkia Skrapar ishin të pranishëm në aktivitetin dy ditor që në qëndër ekoenergjinë dhe format e reja të investimeve për një mjedis të pastër që ecën paralelisht me risitë e teknologjisë. Një stacion elektrik i furnizimit të makinave elektrike do të krijohet në Çorovodë dhe po ashtu edhe mundësia e të ashtuquajturës bike-sharing ( shpërndarje përmes bicikletave që do jepen me qera për udhëtimet që do të kryejnë vizitorët apo turistët në Skrapar).
Një kanal televiziv italian publikoi më herët një artikull mbi takimin e mbajtur gjatë datave 3 dhe 4 maj 2018. Gjatë takimit u bë dhe trainimi për hartat e lëvizjes ku do të shtihet ky projekt. Corovoda Online publikon disa imazhe nga ky aktivitet.
Një video në rrjet sjell disa sekuenca nga një kronikë televizive e një media lokale në Itali mbi këtë takim
©Corovoda Online / Fatjon Kaloci