Rama "rivjen" në Qark në fundjavë - Por çfarë ka publikuar kryeministri një vit më parë për problematikat e hasura në Skrapar? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rama "rivjen" në Qark në fundjavë - Por çfarë ka publikuar kryeministri një vit më parë për problematikat e hasura në Skrapar?

Fatjon Kaloci
24.5.18
Kohët ikin por së paku në rrjete sociale ende mbeten të mbivendosura problematikat e asaj që u quajt dhe ende quhet Shqipëria që duam... Kështu u quajt nisma edhe një vit më parë në 2017, ku nga profili zyrtar Kryeministri publikoi ato që u përmblodhën në atë që sipas tij u quajt "Raporti i Dëgjesave Publike". Përmes disa grafikëve Rama, që pritet të jetë këtë fundjavë në qarkun Berat publikoi disa problematika sipas tij të ardhura nga dëgjesat e 2017. Por çfarë është bërë nga sot një vit? Ne ripublikojmë "këtë raport" që sipas gjasave pritet të jetë një "De Ja Vous ose Entendi" lidhur me atë se çfarë shpesh memoria lokale mund t'a rikujtoj dhe krahësoj së çfarë ka ndryshuar prej 1 viti më parë. Po citojmë në mënyrë specifike të thënat e asaj kohe për Skraparin e publikuara në këtë raport dëgjesash.
Në çeshtjen e quajtur Nr.3 në 2017 sipas një postimi në rrjetin zyrtar social evidentohet çështja e rrugëve kryesore dhe sekondare. dhe në këtë pikë ku së paku do përqëndroheshin forcat për zgjidhje të këtyre problemeve citohet Leshnja, Bashkia Skrapar dhe Potomi. ( Ndonse ky i fundit sipas Corovoda Online që prej 2016 ka patur një ndikim infrastrukturor rrugor por që u realizua nga koncensionar të projektit T.A.P. dhe jo të qeverisë. Së paku nga ekzekutivi qëndror në dijeninë tonë për atë që quhet Leshnjë një njësi e largët administrative e Skraparit përveçse evidentimit nga ky raport i 2017 nga "dëgjesat publike" nga ekzekutivi nuk ka deri tani një investim apo projkt konkret për këtë njësi.

Në çështjen e quajtur Nr.4 në 2017 raporti i asaj kohe nga këto dëgjesa evidentoi problemet e ardhura nga këto dëgjesa për Ujin e Pijshëm. Për Skraparin problematikat listonin fshatrat Vëseshtë dhe Osojë në 2017. Një vit larg, në 2018 ende nuk mund të thuhet se kjo "problematikë" e evidentuar ka marrë ndonjë dorë ndihme për zgjidhje nga ekzekutivi.

Në çështjen Nr.6 ku flitet për subvencionet problematikat që përfshin pak Skrapar në to nga 2017 përfshijnë në këtë raport fshatrat Gjerbës dhe Vëndreshë. Sot në 2018 si pasojë e ndryshimeve të formave të përfitmit të subvencioneve dhe prioriteteve numri i përfituesve pikërisht nga këto 2 njësi rezulton më i ulët sesa ka qënë në 2016.

Në çeshtjen Nr. 14 ku flitej për Problematika që vinin nga Guroret mund të themi se sot në 2018 këto probleme "mbase janë zgjidhur" ndonse fatkeqësisht shumë persona që punonin në këtë sektor kanë mbetur të papunë.

Në çështjen Nr.23 kujtojmë në postimin e publikuar në 2017 nga Rama në rrjetin social Facebook mbi Problematikat e Dëgjesave Publike për Nismën "Shqipëria që Duam" ishte edhe Punësimi. Këtu përmendet edhe Skrapari, ndonse në 2018 ende nuk ka një faktor shtetëror të nxitjes së punësimit së paku nga projektet konkrete të qeverisë. Mes shifrave dhe politikave ndërmjetësuese nuk kuptohet nëse të punësuarit janë pjesë e projekteve T.A.P. fasoneri apo Shtet.

Në çeshtjen Nr. 30 në 2017 Rama shkruante se probleme për Skraparin ka mungesa e formalizimit të guidave dhe shërbimeve turistike. Sot, në 2018 pavarësisht se ky problem qënka evidentuar një vit më parë, edhe kjo çështje nuk është se ka patur rol ekzektivi por kryesisht menaxhohet me si të munden nga bizneset e vogla lokale apo autoritetet lokale.

Çorovoda Online më herët kishte sinjalizuar se duke bërë një analizim kohor në vite, sa herë që Meta vjen në Skrapar në muajin Maj apo Tetor ndodh çuditërisht që edhe Rama së paku duke analizuar ato që ne i quajmë ndryshe episode ciklike (që ripërsëriten mbase edhe instiktivisht, mbase ;) Këtë fundjavë sipas disa mediave kombëtare Rama do të jetë në Qarkun Berat.

©Corovoda Online / Fotoweb Një Postim nga Rrjeti Social Facebook 2017 / Imazhi ka disa përpunime për shkak të respektimit të privatësisë së komenteve