Shkarkimet nga Puna - 2018 - Në qark minimalisht 40 çështje gjyqësore dëmshpërblimi mbi 300 000 000 lek të vjetra **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Shkarkimet nga Puna - 2018 - Në qark minimalisht 40 çështje gjyqësore dëmshpërblimi mbi 300 000 000 lek të vjetra

Fatjon Kaloci
27.5.18
Sipas Corovoda Online të paktën 40 çështje gjyqësore nga 01.01.2018 deri në 30.04.2018 kanë një të përbashkët "Dëmshpërblim" për atë që quhet ndryshe Largime nga Puna kundër përcaktimeve të Kodit të Punës.  Mbi 300 000 000 lek të vjetra llogaritet minimalisht dëmi që shteti duhet t'ua kthej atyre që kanë hapur padi ndaj institucioneve që kanë punuar në Qarkun Berat vetëm për këto 4 muaj. Corovoda Online i'u referua disa publikimeve online që i përkasin qarkut Berat, ndonse n'a duhet të sqarojmë se një numër tjetër numër çështjesh të lindura nga kjo kategori mund të ndodhen në fazë apelimi dhe për këtë të fundit ne nuk kemi shumë informacion. Jemi duke folur vetëm për një periudhë 4 muajore të 2018. Në një kontroll të shkurtër thuajse çdo paditës mesatarisht (por varion në trend rritës) mbi 15 paga duke i'u referuar kundërshtisë së përcaktimeve të Kodit të Punës dhe urdhërave të dala nga institucione të ndryshme. Flitet për paga bruto çka do të thotë se minimalisht ( varion me trend rritës) 1 pagë shkon minimalisht 50 000 lek të reja. ( variabël ). Por më tepër sesa vlera financiare, që pritet që për këto çështje të rregjistruara brenda 4 muajve t'i kaloj 300 000 000 lek të vjetra ajo që mbetet për t'u parë do të jetë shpërdorimi që i bëjnë detyrës duke ngarkuar një dëm financiar ndaj shtetit drejtues të ndryshëm. Në tre vitet e fundit besohet se rreth 60% e padive civile në Shqipëri gjatë viteve 2015, 2016, 2017 kanë fokus Marrëdheniet e Punës. Por përtej saj, në gjykatën e apelit në Vlorë sipas një kërkimi online për 2018 për tremuajorin e parë, në Statistikat e çeshtjeve civile të apeluara për Apelimet e lidhura me Vendimet e Gjykatës Berat, rezultojnë 4311 çështje, nga të cilat 4216 janë të mbartura ndër vite dhe vetëm 95 janë të reja. Parë nga shpejtësia e gjykimit 48 çështje nga Gjykata e Apelit kanë kërkuar më shumë se 6 muaj kohë për vendimarrje nga Apelimi. Vetëm 5 çeshtje nga 2 - 5 muaj, dhe vetëm 10 çështje kanë një gjykim nga 0 - 2 muaj.
©Corovoda Online