|
Pamje Arkiv - Corovoda Online |
Një shtetas u gjet pa jetë mbrëmjen e vonë të së shtunës 26 maj 2018. Jozyrtarisht, burime thanë se trupi i pajetë u gjet pranë një kanali ujor, në periferi të Çorovodës, në dalje të lagjes "Hasan Seitaj", një prej lagjeve të qytetit. Shtetasi me inicialet Gj.Q. rreth 51 vjeç dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale ndonse në fillim javë pritet të publikohet edhe raporti zyrtar mbi ngjarjen.
©Corovoda Online / Informacion jozyrtar