Ambasadorja Romana Vllahutin në Kanionet e Skraparit - Faqja i citon Kanionet si të Beratit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Ambasadorja Romana Vllahutin në Kanionet e Skraparit - Faqja i citon Kanionet si të Beratit

Fatjon Kaloci
18.6.18
Ndërsa Shqipëria përpiqet për BE, kjo e fundit u përpoq këtë fundjavë të vizitoj Kanionet e Osumit... së paku ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri Romana Vllahutin. Në një postim në faqen zyrtare të facebook të Bashkimit Europian në Shqipëri u publikuan disa imazhe nga momente të eksplorimit të Kanionit ndonse në gërmëzime nuk citohet asnjë fjalë për Skraparin ku në të vërtetë ndodhen këto Kanione. Gjithësesi përtej lokalizmave, Kanionet e Osumit në Skrapar janë një prej destinacioneve të panumërta turistike. Së fundmi vihet re se pjesa më e madhe e turistëve nga e gjithë bota vijnë për t'i parë këto kanione ndërsa një pjesë e tyre nuk heziton edhe të bëjë rafting. Në postimin e faqes zyrtare të Bashkimit Europian në Shqipëri thuhet:
Berati është një nga 4 rajonet pilote ku BE-ja do të mbështesë një ofertë turistike të bazuar në asetet kulturore dhe natyrore. Sot Ambasadorja Vlahutin dhe ekipi i Delegacionit të BE-së eksploruan kanionin e Osumit - një nga vendndodhjet natyrore më të mahnitshme që Shqipëria ka për të ofruar. BE-ja është e përkushtuar që të mbështesë një industri turizmi që respekton mjedisin dhe ofron mundësi ekonomike në të gjitha stinët dhe në të gjithë vendin.
Një punë fantastike është bërë nga Albania Rafting Group, duke filluar nga dashuria për natyrën dhe ndërtimi i një kompanie për aktivitete në natyrë që i ka sjellë mrekullitë e rajonit të Beratit turistëve të panumërt shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Kanioni i Osumit, si shumë vendndodhje të tjera të jashtëzakonshme natyrore në Shqipëri, duhet mbrojtur dhe promovuar si burim unik për zhvillimin ekonomik vendor.


Foto text web / facebook