Itali - Axhenda: Edicioni i 14 i eventit Verë Arbëreshë - Edhe Bashkia Skrapar do të jetë pjesë e eventit

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Itali - Axhenda: Edicioni i 14 i eventit Verë Arbëreshë - Edhe Bashkia Skrapar do të jetë pjesë e eventit

Fatjon Kaloci
18.6.18
Një tabloid italian ka publikuar axhendën e plotë të një eventi. Corovoda Online duke ju referuar një postimi në blogun Sibarinet thotë se komuniteti arbëreshë në komunën Vaccarizzo Albanese në 23 qershor  2018 do të organizoj edicionin e 14të të eventit "Vini Arbërshë" Sipas axhendës së publikuar nga ky blog në 23 qershor në 17:00 në sheshin Scura do të bëhet një ceremoni modeste e delegimit të flamurit të Slow Food ku teksti në falmur do të jetë i përkthyer edhe në gjuhën arbëreshë e ku më pas flamuri do të vendoset në Palazzo di Citta. Në orën 18:00 në Piazza Marino do të zhvillohet prezantim dhe vlerësohen 10 verërat më të mira nga somelierë të Shkollës Europiane të Kalabrisë.
Në ceremoni thuhet në njoftim do marrin pjesë edhe Guvernatori i Kalabrisë Mario Oliverio, Presidenti i Coldiretti Calabria Pietro Moliario, Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu, Drejtor i Turizmit Skrapar Krenar Xhaferraj, Presidenti i shoqatës së resoranteve turistike Kujtim Dervishi, Drejtori i përgjithshëm i unionit turistik shqipëtar Ardit Çollaku, Gazetarja e Radio Televizionit Publik Eglantina Alliaj etj..
Në orën 20:00 në sheshin Skanderbeg do të bëhet një koncert me Radio Arbëreshë Internacional , Dj, dhe muzikë tradicionale.
©Corovoda Online