Koordinata X: Vërzhezhë, Skrapar 1978 - Thesari i rrallë me 200 monedha argjendi të periudhës së ... **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Vërzhezhë, Skrapar 1978 - Thesari i rrallë me 200 monedha argjendi të periudhës së ...

Fatjon Kaloci
17.6.18
Në Vërzhezhën e vitit 1978, disa fshatarë duke punuar tokën sinjalizuan autoritetet vendore... Diçka ishte zbuluar gjatë qilizmit, një term që nënkupton punimin e tokës. Dhe Koordinata X ndalon në brendësi të asajkohe... Në fshatin Vërzhezhë, në veriperëndim të qytetit të Çorovodës, u gjet fillimisht një enë balte shumë e copëtuar... brenda saj ndodheshin 200 monedha, të gjitha prej argjendi të pastër. Shumica e këtyre monedhave i përkisnin periudhës së Jani II (diçka rreth viteve 1118 - 1143) ndërsa një pjesë tjetër e monedhave të gjetura bashkë i përkisnin periudhës së Isakut II Engjëllit ( 1185 - 1195) Ndonse gjetja e tyre u bë një lajm i rëndësishëm i kohës, ajo që mbetet ende mister është se ku ndodhet pjesa tjetër e një thesari monedhash pasi nëse shihen vitet e këtyre monedhave të gjetura mungon periudha e Manuelit I Komnnen ( 1143 - 1180). Studiuesit asokohe arritën në konkluzionin se pjesa e gjetur e këtyre 200 monedhave prej argjendi të pastër që u zbulua, nuk ishte as sa 1/4 e thesarit që ende kërkohet. Por rikthehem tek kjo gjetje e rëndësishme arkeologjike e kohës.  Arsyeja se përse mund të lidhej gjetja e këtij thesari në Vërzhezhë, nga studiuesit u tha asokohe se mundet që Thesari i Vërzhezhës të lidhej me periudhën kur mbreti i Normanëve, Guiliem II sulmoi rreth viteve 1185 një pjesë të Shqipërisë.  Çka do të thotë se ai që mund t'a ketë groposur këtë thesar ka qënë i detyruar nga zhvillimet e kohës e luftrave. Ajo që mbetet unikale, është se thesari i Vërzhezhës është i pari thesar i zbuluar në Shqipëri që kishte vetëm monedha argjendi. Njëra prej monedhave kishte në shfaqje dy perandorë që qëndronin në këmbë përballë, e mbanin një labarum ku secili kishte një kryq të gjatë. Monedha peshonte 3.88 gram me diametër 28mm dhe në pamjen tjetër shfaqte të gdhendur krishtin e ulur në gjunjë me një dorë gjysmë të ngritur për bekim dhe dorën tjetër që e mbante tek ungjilli.Imazhi shoqërues i përket pikërisht këtyre monedhave të gjetura në Vërzhezhë, Skrapar 1978 (vijon)
©Corovoda Online / F.Kaloci