Vrau shtetasin shqiptar - Islandë - Prokurori kërkon 18 vite burg për vrasësin e Klevis Sula **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Vrau shtetasin shqiptar - Islandë - Prokurori kërkon 18 vite burg për vrasësin e Klevis Sula

Fatjon Kaloci
17.6.18
 Fotoweb / Faqja e Parë dhe Artikulli i shkruar në median Frettaladid Islandë 13 qershor 2018
Corovoda Online i referohet një shkrimi në një gazetë islandeze në shtypin e shkruar. Në faqen 4 të gazetës FrettabLadid, në një shkrim të shkurtër lexohet "Kërkohen 18 vite burg". Në brendësi të shkrimit thuhet se prokurori ka kërkuar 18 vite burg në ngarkim të Dags Hoe Sigurjonsson  si vrasës i Klevis Sula në një ngjarje të dhjetorit 2017. Seanca gjyqësore përfundmitare u mbyll pak ditë më parë 11 qershor 2018. Sipas shkrimit shtetasi islandez do të dënohet jo vetëm për vrasjen e të riut nga Skrapari Klevis Sula por edhe për plagosjen që i shkaktoi të riut tjetër Elio Hasani. Kërkesa për 18 vite burg konsiderohet dënim i rëndë në Islandë ku numri i vrasjeve është i ulët. Në përgjithësi Islanda ndëshkon me 16 vite burg veprat për vrasje. Corovoda Online ka ndjekur që në fillim zhvillimet e kësaj ngjarje. Seancat dhe hetimet shtyheshin pas pretendimeve për gjëndje të paqëndryshme psikike dhe analizave. Por ajo që ka rezultuar në përfundim të proçesit ka konkluduar se  shtetasi islandez nuk ka patur probleme mendore. Në materielet hetimore thuhet vetëm një rast i përmendur nga autori i krimit se në moshën 8-9 vjeçare kishte dëgjuar zëra të çuditshëm në mendje, por ky fakt nuk i ka bindur hetuesit.
©Corovoda Online / F.Kaloci / mediapress FrettabLadid/ Nr.138 fq4