Në Teatro Real, duartrokitjet që zgjatën 18 minuta ishin për ta. Placido Domingo dhe Ermonela Jaho shqiptarja që mahnit me zërin e saj morën përtej vëmendjes së të pranishmëve edhe headlinet kryesore të disa mediave ndërkombëtare. Në rrjete sociale ndjekësit e artit nga gjithë bota, nuk nguruan me komente. Jaho deri në në moshën 7 vjeçare vinte shpesh në vendin e origjinës së një prej prindërve në Skrapar. Ajo ka qënë e spikatur fillimisht në Shqipëri me talentin e saj nga një gazetë lokale e quajtur "Dielli i Tomorrit". Më pas fama e shqiptares u ngrit paralelisht me vlerësimet e kritikës dhe çmimeve të shumta. Më herët edhe për Corovoda Online Jaho ka përcjell mesazhe duke treguar thjeshtësinë e Yjeve që nuk harrojnë të përcjellin mallin e vendlindjes dhe vlerësimet e blogut tonë modest. Corovoda Online në pak momente sjell disa sekuenca gjatë duatrokitjeve të eventit të mbajtur në 26 korrik 2018. Thais e Jules Massenet u konceptua këtë herë si koncert nën dirigjimin muzikor të Patrick Fournillier.
©Corovoda Online / Në imazh Ermonela Jaho/ Fotograf Fadil Berisha
©Corovoda Online / Në imazh Ermonela Jaho/ Fotograf Fadil Berisha