AntiDroga - Policia ka identifikuar disa zona me kultivim të Kanabis në Skrapar - 2 persona në kërkim **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

AntiDroga - Policia ka identifikuar disa zona me kultivim të Kanabis në Skrapar - 2 persona në kërkim

Fatjon Kaloci
30.8.18

Në monitorim nga ajri, policia ka identifikuar disa zona të Kultivimit të Kanabis në Skrapar gjatë ditës së djeshme 29.08.2018. Zyrtarisht, Policia e Shtetit në Tiranën Zyrtare nuk ka paraqitur sasitë e asgjesuara, por në disa njoftime publike përshkruhet shkurtimisht informacioni i copëzuar. Ndryshe nga sa më parë ku përshkrimet informacionale ishin disi më të gjera, duket "sikur" policia po minimizon efektin mediatik të ngjarjeve ndërsa opinioni përshëndet inisiativat. Edhe sot në Çorovodën e vogël flitej mes qytetarëve për sasitë e kapura ndërsa zyrtarisht nuk ka informacion mbi rrënjët e asgjesuara.  Në postimin më të fundit publik sot 30.08.2018 policia e shtetit ka shkruar vetëm:
Më datë 30.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin M.Ç., 55 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S.Ç, 21 vjeç, S.Ç, 39 vjeç, për veprën penale parashikuar nga neni 284/2 Kodit Penal.
Vetëm kaq thuhet në njoftimin zyrtar ndërsa lexuesi i thjeshtë nuk arrin të kuptojë asgjë. Në faqen zyrtare shkruhet data e sotme 30.08.2017 kur në fakt mbase gabimisht viti në realitet është 2018. Ngjarja lidhet me Nenin 284/2 të Kodit Penal që i referohet Kultivimit të Bimëve Narkotike.
Po ashtu edhe një ditë më parë policia referoi shkurtimisht se po kërkon autorët për kultivimin e bimëve narkotike, por pa thënë për sasinë e asgjesuar. Në postimin e një dite më parë shkruhej:
Më datë 28.08.2017, në vijim të punës për kontrrollin e territorit në njësinë administrative Potom u konstatuan bimë narkotike të cilat u asgjësuan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. Neni 284 Kodit Penal.
Sikundër mund t'a shihni edhe përmes fotove web të publikimeve të Policisë, ndonse ngjarjet i përkasin 2018, në shkrime citohet 2017 dhe nuk thuhet sasia e bimëve narkotike të asgjesuara.
Prej vitesh politika shqiptare përfshihet në debate shifrash mbi sasitë e kapura të bimëve narkotike, dhe po ashtu prej vitesh statistikat mes palëve opozitare dhe pozitare përplasen.
Sipas Corovoda Online informacione priten edhe për dy zona të tjera të Skraparit, por ajo që mbetet e çuditshme është se banorët e qytetit të vogël në bisedat e tyre rreth temave, dinë disi sasitë e asgjesuara, ndërsa zyrtarisht nuk thuhen informacione mbi këto sasi.
Corovoda Online
       
         
close