![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiUn-PQOWnIGVDUWpKuhfsjAqxuJqM22cwmEAYOsE-fih3XhB9NHN4Dfv-hRk2RRbZBzw0UUZQC6y6BOAcKfNDRWYm8Fnhejc_VkSELH5v1fr5Uvs_YDxlykE4iWyJkcEwTkdGK8A_MTFFJ/s1600/Dejvi+sot+114.JPG) |
Imazh Ilustrativ - Pamje nga Corovoda ©Corovoda Online - shtator 2018 |
Një shtetas 51 vjeçar u pësoi një frakturë gjatë punës të dielën e 16 Shtatorit 2018. Ngjarja ndodhi në Sharovë, një lokalitet i afërt me Çorovodën, ndërsa 51 vjeçari me inicialet A.B. punonte për një kompani kontraktuale të gazsjellësit. Sipas burimeve të policisë, shtetasi ishte duke punuar dhe ndërsa po vendoste një pompë u aksidentua në gjymtyrën e poshtme duke pësuar fraktura. Policia tha paraprakisht se gjendja e 51 vjeçarit pas transportit për në Spital ishte jashtë rrezikut, ndërsa Policia do të vijonte punën për zbardhjen e rrethanave të qarta të aksidentit. Informacioni zyrtar.
© Corovoda Online