Sigurimet Shoqërore Skrapar nga kjo e hënë 17 shtator 2018 do të kenë një tjetër drejtues. Ky është edhe rasti i 3të i ndërrimit të drejtuesve të këtij institucioni brenda këtyre muajve të po këtij viti 2018. Institucioni i konsideruar "delikat" për shkak të moshave prag pensioni, pensionistëve dhe tipologjive të përfitimeve të invaliditeteve rregjistron numrin rekord të ndërrimit të drejtuesve brenda 6 muajve. Për një periudhë prej afro 2 muajsh Agjensia e Sigurimeve mbeti pa një pjesë të stafit ndërsa disa shërbime u kryen të reduktuara. Në Statistika në të gjithë Skraparin ka afro 3 200 pensionistë të pensioneve të ndryshme. Në një statistikë të 2017 ankimimet mbi pensionet në Skrapar kapnin koeficentin 1.1 ankimime në muaj kryesisht të drejtuara ndaj platformave qeveritare, ankimime në ministri etj. Nga kjo e hënë 17 shtator 2018 sigurimet shoqërore do të funksionojnë rregullisht së paku kjo për nga prania e plotë e stafit. Në portalet qeveritare të Departamentit të Administratës Publike nuk rezulton ndonjë e dhënë konkrete për konkurim real apo cv të drejtuesit më të ri apo qoftë edhe një vend vakance siç reklamohet shpesh mbi pranimet e reja. Në realitetin shqiptar, ndryshe nga sa thuhet në portat europiane, shpesh emërimet janë me origjinë politike. E rëndësishme nga sot, Sigurimet janë "të siguruara" së paku në staf dhe do të punojnë normalisht pas disa muajsh vakance.
©Corovoda Online
©Corovoda Online