Vjeshta vjen të mërkurën në Skrapar - Termometri nga 31 i këtyre ditëve kalon në 22 gradë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Vjeshta vjen të mërkurën në Skrapar - Termometri nga 31 i këtyre ditëve kalon në 22 gradë

Fatjon Kaloci
19.9.18
Malli për diellin do të nis të mërkurën 26 shtator 2018 ndërsa në qiellin e qytetit të vogël retë, vranësirat dhe rreshjet e dobta të shiut do të rivijnë. Dhe jo të vetme. Kjo sepse edhe temperaturat do të bihen menjëherë nga 31 gradë që pritet të rregjistrohet maksimalja e të hënës, në 22 gradë celsius që do jetë e mërkura e 26 shtatorit 2018. Temperatura do të shkoj 9 gradë në vlerën minimale kryesisht gjatë natës, e prej këtej për së paku 10 ditë, vjeshta rivjen në Çorovodë së paku ky parashikim. Sipas përllogaritmave të weather.com nga kjo e mërkurë 26 shtator deri së paku në 3 tetor 2018 moti do të jetë me rreshje shirash dhe vranësira. Në ditën e fundit të shtatorit  priten të ngrihen disi temperaturat deri në 26 gradë maksimalja. Është një vjeshtë që po vjen...
©Corovoda Online