Sport: Skrapari "mposht" në Ersekë Gramozin - Përfundon 0:1 - Takimi i 4'të i K2/B **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sport: Skrapari "mposht" në Ersekë Gramozin - Përfundon 0:1 - Takimi i 4'të i K2/B

Fatjon Kaloci
7.10.18
Rreth orës 14:05 filloi takimi mes Gramozit dhe Skraparit. Takimi i kësaj të diele 7 tetor 2018 u zhvillua në Ersekë. 5 kartona të verdhë, 4 ndërrime në fushë dhe 1 gol. Këto ishin statistikat e këtij që i dha fitoren Skraparit ndërsa luhej ndeshja e katërt e kampionatit. Shohim më gjerësisht.
Pjesa e Parë:
Shtrëngimi i duarve mes dy ekipeve parapriu nisjen e takimit mes dy skuadrave. Tronditja e parë e rrjetës erdhi në minutën e 10të ku O.Guri shënoi golin e parë për këtë takim në favor të Skraparit. Një minutë më vonë, në të 11ën, shënuesi i golit të parë do të ndëshkohej me Kartonin e Verdhë. Në statistika ndeshja nuk pati ndryshime ndërsa ekipet luajtën barabartë pas shënimit të golit.
Corovoda Online po mbulon Update takimin në rrjetin social facebook, dhe këto janë disa imazhe të momenteve të kësaj pjese së parë.
Momenti pas shënimit të golit


Pjesa e Dytë:
Takimi rinis me një ndëshkim për lojtarin e Skraparit. Në minutën e 46të K.Jaho ndëshkohet me karton të verdhë. Ndërrimi i parë i takimit erdhi për Skraparin në minuten e 52'të mes Bilicari dhe Koroveshi. Minuta e 55'të vjen Kartoni i Tretë i Verdhë për Skraparin. E.Isufi ndëshkohet me të verdhë. Në minutën e 60'të Gramozi ndërron Kodrën me Dalipin.
Momente Takimi Pjesa e 2të Minuta 68
Në minutën e 78'të ndëshkohet lojtari i Gramozit, Kodra me të verdhë. Në minutën e 87'të hyn në lojë për Skraparin Tafa dhe del Dosti. Nisin minutat shtesë.  Ndërrim Hyn Lamce Del Pepa tek Skrapari. Në minutën e 93'të Karton i verdhë për Skraparin. Ndëshkohet Spahiu. Përfundon Takimi me rezultatin 0:1