Pas ndeshja: Delvina - Skrapari Video e një incidenti vërshon reagimet në një faqe sociale - Kapiteni i Delvinës "Nuk ka patur Dhunë" VIDEO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Pas ndeshja: Delvina - Skrapari Video e një incidenti vërshon reagimet në një faqe sociale - Kapiteni i Delvinës "Nuk ka patur Dhunë" VIDEO

Fatjon Kaloci
10.12.18
Në një video shfaqen disa pamje ku lojtarët e dy skuadrave përfshihen në incident. Video u publikua fillimisht në një rrjet social të quajtur Kategoria e Dytë (facebook) Ka mjaftuar publikimi i kësaj video dhe reagime të forta kanë tërhequr vëmendje në atë që do konsiderohej një ndeshje e radhës në futboll por që momentet e kësaj video të shkurtër flasin për një tjetër situatë. Më herët në një status e njëjta faqe kishte publikuar se "njerëz civil i kishin bërë presion arbitrave për favorizim të Delvinës. Sipas po këtij postimi këta persona kishin hyrë në dhomën e arbitrave dhe se thuhet se kishin kërcënuar gjyqtarin K.Hoxha. Madje faqja ka vijuar në kronologji të sqaroj nëse delegati do ta pasqyronte ngjarjen pasi sipas saj ka pamje filmike. Video mendohet se është filmuar nga tifoza të Skraparit. Por reagime të forta sociale shfaqen nga mbështetës të ndryshëm. Madje në komente edhe reagime kërcënuese ndaj kësaj faqeje. Corovoda Online pasqyron disa prej komenteve që ndezën rrjetin. Më vonë një reagim nga kapiteni i skudrës së Delvinës u postua në rrjet: Sipas tij, statuset për ekipin e Delvinës janë të nxituara dhe të pavërteta. Kapiteni pranon se një lojtar i Delvinës po "fjalosej" me një lojtar të Skraparit ( në fushën e gjelbër) dhe se ekipi ishte futur për ti ndarë. Po ashtu ndryshe në disa komente ku thuhet se portieri i Skraparit i ra shtyllës me kokë, kapiteni pranonë se përplasja erdhi si pasoj e një dylyftimi kokë më kokë me njërin prej pjesëtarëve të Delvinës. Sipas Kapitenit të Delvinës garantohet se nuk ka pasur dhunë.

©Corovoda Online / Video Kredit Kategoria e Dytë / Facebook