Rikthehet e përmuajshmja "Dielli i Tomorrit" - Gazeta sërisht në treg nga ky muaj Dhjetor **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rikthehet e përmuajshmja "Dielli i Tomorrit" - Gazeta sërisht në treg nga ky muaj Dhjetor

Fatjon Kaloci
9.12.18
Pas një shkëputje prej disa numrash, është rikthyer në shtypin e shkruar e përmuajshmja "Dielli i Tomorrit". Gazeta periodike prej vitesh ka qënë në treg dhe rikthimi i saj mbledh së bashku vende dhe visare të rreth malit Tomorr. Personazhet, kujtimet, editorialet dhe intervistat dhe editorialet janë shoqëruese e mirë për cilindo që i bashkohet një lexuesi të rregullt dhe që kërkon të ruaj vlera dhe tradita historike tek e sotmja. Gazeta e përmuajshme është një botim i Shoqatës Patriotike Atdhetare Tomorri. Numri i Nëntorit ka dalë në treg në 6 dhjetor 2018. Gazeta vjen njëherësh me ftesën për lexuesin që dëshiron të kontribuoj në shkrime në faqet e saj duke dashur t'a bëj versionin print më gjithëpërfshirës. Në misionin e promovimit që Corovoda Online synon të ketë për mijëra ndjekës në web, blogu ynë do të synoj të risjell në versionin online këtë gazetë, ashtu sikundër kemi patur dikur një hapësirë të kushtuar kësaj gazete që rikthehet në treg. Edhe në Skrapar gazeta mund të gjendet në treg. Corovoda Online i uron suksese rikthimit të shumëpritur të zërit të munguar të Diellit të Tomorrit.
© Corovoda Online / Në Imazh Faqja e parë e gazetës së përmuajshme.