Sport: Delvina "gjunjëzon" Skraparin - Tension në fund të ndeshjes - Mbyllet me rezultatin 1 - 0 takimi Delvina - Skrapari **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sport: Delvina "gjunjëzon" Skraparin - Tension në fund të ndeshjes - Mbyllet me rezultatin 1 - 0 takimi Delvina - Skrapari

Fatjon Kaloci
9.12.18
Skrapari nuk ka mundur dot të fitoj në sfidën e kësaj të diele 9 dhjetor 2018 ndërsa udhëtonte për përballjen Delvina - Skrapari. Takimi sapo ka përfunduar pas minutave shtesë dhe një kartoni të kuq për Delvinën e minutës së 92'të Ndeshja nisi në orën 14:00 dhe fillmisht kartonat e verdhë dhanë statistika të para. Fillimisht Mehmeti u ndëshkua për vendasit e Delvinës në minutën e 17'të dhe po në të njëjtën minutë kartoni i verdhë ngrihet edhe për lojtarin e Skraparit, K.Jaho. Në minutën e 30'të Delvina kalon në avantazh me golin e parë të saj të shënuar nga Rugji. Skrapari u përpoq për barazimin por kjo nuk erdhi në 45 minutat e para. Pjesa e parë u mbyll kështu me rezultatin 1:0 në favor të Delvinës.
Rifillimi i pjesës së dytë nuk solli ndonjë episod për t'u shënuar. Në minutën e 66'të lojtari i Delvinës Çuno, ndëshkohet me karton të verdhë. Në fund të ndeshjes në minutën e 92'të Karton i Kuq për lojtarin e Delvinës K.Muzhai tensionoi disi situatën por nuk solli ndryshim në rezultat. Takimi u mbyll me rezultatin 1 - 0 në favor të Delvinës
© Corovoda Online