Jozyrtare: Përfudimet e punimeve të Gazsjellësit pritet të sjellin përfundim të kontratave të punës për qindra të punësuar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Jozyrtare: Përfudimet e punimeve të Gazsjellësit pritet të sjellin përfundim të kontratave të punës për qindra të punësuar

Fatjon Kaloci
4.1.19

Një ndër projektet më strategjike në kalimin e tij në Shqipëri për shumë kohë dha një impakt pozitiv në punësimin lokal. Por në periudhën kur punimet thuajse po mbarojnë, në Skrapar repartet e dikurshme të qëndrimit të punëtorëve po largohen gradualisht. Proçesi ka nisur i gradualtë prej disa muajsh, ndërsa jozyrtarisht thuhet se rreth 300 persona presin ende nëse do të ketë fronte pune, por sipas gjasave të paktën të lokalitetit ku ndodhemi si dhe faktit që punimet po shkojnë drejt përmbylljes, pasi volumi më i madh i punës është finalizuar, papunësia, një ndër problemet e mëdha në qytetet e vogla mund të rritet në muajt në vijim. Tregu lokal dhe sipërmarrjet e tjera nuk kanë shumë hapësira punësimi. Në të shumtën e rasteve bizneset operojnë nën petkun e tipit familjar dhe kryesisht në qëndrën urbane, Çorovodë bizneset që dominojnë janë ato të tipit Bar-Kafe. Papunësia së paku në referncat disa vjeçare ndikon direkt në largimin e popullsisë në kërkim të oportuniteteve të reja.
©Corovoda Online