OSHEE Skrapar - Të mërkurën 30.01.2019 Kufizim Energjie Elektrike për Skraparin dhe Poliçanin - Remonte **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

OSHEE Skrapar - Të mërkurën 30.01.2019 Kufizim Energjie Elektrike për Skraparin dhe Poliçanin - Remonte

Fatjon Kaloci
29.1.19
Në një njoftim në një rrjet social nga Oshee Skrapar thuhet ndër të tjera se për shkak të disa remonteve do të ketë kufizim të energjisë elektrike. Ndërprerja do të jetë të mërkurën e datës 30 Janar 2019 dhe parashikohet me zgjatje për afro 4 orë. Kështu nga ora 10:00 deri në 14:00 energjia do të mungoj për Skraparin dhe Poliçanin si pasojë e disa punimeve për remonte në Uznovë. Në njoftimin zyrtar thuhet:
Njoftim mbi ndërprerjen e energjisë për konsumatorët e Agjensisë Skrapar!
Në datën 30.01.2019 do të ketë ndërprerje energjie nga ora 10:00-14:00 pasi do të punohet nga brigada e remonteve në Linjën 35kV L30-14/2 Uznovë – Poliçan.
Zonat që do të jenë pa energji janë:
Qyteti Poliçan bashkë me Njësitë Administrative (NST Poliçan 35/6 kV),
Njësia Administrative Bogovë (NST Bogovë 35/10 kV),

Qyteti Çorovodë bashkë me Njësitë Administrative (NST Çorovodë 35/10 kV).


©Corovoda Online