Skrapar - Festohen 106 vite Polici - Aktivitete në Komisariatin Skrapar për Festën e Policisë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar - Festohen 106 vite Polici - Aktivitete në Komisariatin Skrapar për Festën e Policisë

Fatjon Kaloci
13.1.19
Ndërsa festa shënohej sot, festimet në Komisariatin e Skraparit nisën edhe më herët. Fillimisht, një aktivitet i konceptuar si "Open Day", u zhvillua në Mjediset e Komisariatit Skrapar me nxënës së shkollës së mesme të përgjithshme "Ramis Aranitasi". Nxënësit u mirëpritën nga Ruajtësit e Ligjit si dhe dhe në aktivitetin e bërë në kuadër të 106 vjetorit të Policisë Shqiptare vizituan mjediset e këtij komisariati dhe u pritën personalisht nga shefi i Policisë së Komisariatit Skrapar, KryeKomisar z.Sokrat Gode. Disa imazhe u shpërndanë më herët në një rrjet social rajonal. Ndërsa sot, burime thanë për CorovodaOnline aktivitetet vijuan edhe gjatë kësaj të diele 13.01.2019. Drejtues të ekzekutivit dhe pushtetit vendor, festuan 106 vite të Policisë Shqiptare në një aktivitet që u mbajt paraditen e vonë në Komisariatin Skrapar. Urimeve për punonjësit e Policisë në Skrapar por jo vetëm atyre por edhe familjarëve të tyre i bashkohet edhe Çorovoda Online. Gëzuar 106 Vite Policia Shqiptare!
© Corovoda Online