Vjen Banori më i ri i Skraparit - Bebi i Parë për 2019 lindi në maternitetin Skrapar të dielën 13 janar 2019 -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Vjen Banori më i ri i Skraparit - Bebi i Parë për 2019 lindi në maternitetin Skrapar të dielën 13 janar 2019

Fatjon Kaloci
13.1.19
Më herët gjatë mesditës, e dielë 13 Janar 2019, në Çorovodë mbërriti bebushi i parë për 2019. Lindja e bebit i gjinisë mashkull përkon me lindjen e parë për këtë vit dhe është gëzimi i dytë për familjen Bendo. Fëmija lindi Maternitetin e Skraparit me peshë trupore 3.4 kilogram. Për çiftin ky është fëmija i dytë dhe ardhja e vogëlushit do të ketë edhe aplikimin për të parën herë në Skrapar të Bonusit financiar për lindjet e fëmijëve që ka nisur prej 1 Janarit 2019. Lindja u asistua nga ekipi i punonjëseve të Maternitetit Skrapar dhe ishte një lindje e mbarë jo vetëm për nënën dhe fëmijën por edhe për Skraparin e këtij fillim viti, që rregjistron në historikun e vogël, bebushin si lindjen e parë për 2019. Corovoda Online sjell disa imazhe nga ardhja në jetë e banorit më të ri të ardhur sot, e dielë 13 janar 2019