Çorovodë - Policia shoqëron 2 shtetas - Një sherr mes disa të rinjve përfundoi në lëndime fizike **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovodë - Policia shoqëron 2 shtetas - Një sherr mes disa të rinjve përfundoi në lëndime fizike

Fatjon Kaloci
14.2.19
Informacion Jozyrtar - Sipas burimeve të Corovoda Online një sherr ka degjeneruar në akte dhune pasditen e vonë të së enjtes në Çorovodë. Sqarojmë se Çorovoda Online nuk publikon emra në informacionet jozyrtare që vijnë përmes platformave elektronike, deri sa informacionet të jepen nga autoritet respektive. Sipas raportit, 2 shtetas në gjendje të dehur rreth orës 18:30 në afërsi të lagjes Hasan Seitaj janë konfliktuar fillimisht me një drejtues mjeti për një motiv të dobët atë të përparësisë së kalimit. Në përpjekjen për të ndarë debateve një shtetas i katërt u përpoq për të qetësuar situatën. Por pak minuta më vonë, 2 shtetasit që sipas raportit thuhet se ishin në gjendje të dehur kanë nisur një grindje me dhunim ndaj 2 personave të tjerë. Së paku 6 veta të përfshirë në grindje. Raportet thanë se disa nga shtetasit e përfshirë në këtë grindje morën ndihmën e shpejtë në Spitalin Skrapar. Ngjarja u rregjistrua në Komisariatin e Policisë Skrapar ku deri orëve të vona u morën dëshmitë e protagonistëve. Së paku 2 prej tyre u shoqëruan mga Policia thuhet paraprakisht.
Sqarojmë Informacioni është paraprak dhe i referohet raportimeve online jozyrtare nga ndjekës. Nuk dihen arsyet e konfliktit.
© Corovoda Online