30 ditë për rregjistrimin e Pronës - ZVRPP Skrapar - "Falet 3 milionshi" për rregjistrimin në Hipotekë -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

30 ditë për rregjistrimin e Pronës - ZVRPP Skrapar - "Falet 3 milionshi" për rregjistrimin në Hipotekë

Fatjon Kaloci
25.3.19
Vetëm për 30 ditë, kushdo që ka një pronë por nuk e kishte të rregjistruar në Hipotekë apo tani quajtur edhe për pak kohë Zyra Vendore e Rregjistrimit të Pronave të Paluajtshme Skrapar, mund të rregjistroj Titullin që ka të Pronësisë apo të drejtën reale që ka, pa asnjë kamatë vonesë. Më herët ky rregjistrim njihte detyrimin që shkonte 3 milion lek të vjetra si kamatë për rregjistrimin e vonuar. Por në një postim në faqen sociale të ZVRPP Skrapar u postua më herët gjatë së hënës 25 mars 2019 se Kamatë Vonesat Falen Nga sot e për 30 ditë. Pas kësaj periudhe gjithçka rikthehet tek e djeshmja duke zbrazur më shumë xhepat e banorëve. Falja vjen nga aplikimi i Nenit Nr.70 të ligjit Nr. 111/2018 "Për Kadastrën" dhe nis aplikimin nga kjo e hënë. Kamatë vonesat do të rikthehen në 25 Prill prandaj gjithkush që ka një titull pronësie duhet të përfitoj nga rasti për t'a kryer rregjistrimin brenda këtyre 30 ditëve duke paguar vetëm tarifën e regjistrimit.
© Corovoda Online /