Qëndra Kulturore e Fëmijëve, Skrapar organizoi të hënën 12 Mars 2019, aktivitetin me titull "Mirënjohje Mësuesve tanë", me
rastin e festës së 7 Marsit. Nën udhëheqjen Artistike të Drejtores
organizative Milena Harizaj dhe drejtues muzike Erion Kapllani, Q.K.F
dha një koncert në nderim të festës së mësuesve. Fëmijët u dhuruan
mësuesve, prindërve, drejtorëve dhe të ftuarve të tjerë një buqetë me
këngë, valle dhe recitime. Bashkë me urimin Gëzuar ata përcollën
emocione të veçanta me interpretimet e tyre të cilat u duartrokitën
gjatë aktivitetit.
©Corovoda Online
©Corovoda Online