Ekipi i Skraparit u mund dje me rezultatin e ngushtë 1:0 që shkoi në favor të Tepelenës. Ndeshja në të 91-ën minutë do ta linte Skraparin me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të fanelës sonë Nr.5 Haxhiu. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 11të të pjesës së parë përmes një goditjeje nga pika e 11 metërshit nga lojtari i Tepelenës Xhafa. Në përfundim të javës edhe Skrapari edhe Tepelena ndodhen me pikë të barabarta 20 pikë reciprokisht në vendin e 8 Skrapari dhe të 9 Tepelena. Video jep momentin e shkurtër të Golit / Video Kredit A.K.
©Corovoda Online
©Corovoda Online