Libri i Roland Qafokut vlerësohet si Libri më i Mirë - Vlerësimi nga Shoqata patriotike Vatra e "Diellit" të përtej oqeanit -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Libri i Roland Qafokut vlerësohet si Libri më i Mirë - Vlerësimi nga Shoqata patriotike Vatra e "Diellit" të përtej oqeanit

Fatjon Kaloci
11.4.19
Detajet e 100 ngjarjeve më të rënda të ndodhura në Shqipëri, me fakte të mbledhura me kujdes që ndikuan në historinë shqiptare, për herë të parë u përmblodhën pas një pune afro 20 vjeçare në një libër të vetëm. Gazetari Roland Qafoku në 2017 solli botimin unik duke mbledhur 105 vite të asaj çfarë "bëri bujë"  për shqiptarët dhe mes shqiptarëve.
Vetëm pak ditë më parë, Shoqata Patriotike Vatra në një ceremoni ku festohej 110 vjetori i botimit të Gazetës Dielli, vlerësoi me titullin "Libri më i Mirë" botimin "100 Vrasjet më të bujshme në Historinë e Shtetit Shqiptar"
Vetë autori Roland Qafoku, një tjetër krenari skraparase pas marrjes së çmimit u shpreh se "Jam shumë i nderuar disafish që këtë çmim ma jep Gazeta Dielli dhe sidomos shoqata Vatra të cilat janë në fakt një binom fantastik në Historinë e Shtetit Shqiptar".    
©Corovoda Online / Video Kredit Ora News