Me një pasaktësi duke ngatërruar Bashkitë Poliçan dhe Çorovodë me njëra - tjetrën, nga pasditja e djeshme IKMT publikoi lajmin se një objekt 5 Katësh do prishej në Çorovodë u tha fillimisht në postimin zyrtar të IKMT në faqen facebook ditën e djeshme. Informacioni solli paqartësi në mediat kombëtare dhe lokale të cilat donin të raportonin ngjarjen. Sot rreth orës 12:30 me shpërthim të kontrolluar u prish nga IKMT në Poliçan një objekt 5 katësh. Edhe pse ngjarja ndodhi në Poliçan sërisht si mund ta shihni në fotoweb të Corovoda Online në përshkrimin që ju bë këtij lajmi IKMT sërisht shkruajti se pallati u prish në Çorovodë, kur në të vërtetë ngjarja ndodhi në Poliçan. Përtej ngatërresës që burimet mediatike ndjekin nga kanalet zyrtare, kur këto të fundit raportojnë gabimisht duhet së paku të saktësonin lajmin. Gjithësesi, rreth 30 kg lëndë shpërthyese shembën pallatin 5 katësh në Poliçan. Forca e madhe goditëse shkaktoi dëme në shtëpitë e pallateve fqinj, thanë burime për Corovoda Online duke thyer xhamat e dritareve të mëse 30 objekteve të banimit. Burimet thanë se forca shtytëse e ajrit nga shpërthimi ishte shumë e fortë dhe veçanërisht një pallat që ishte ngjitur pati dëme në hyrjet e ndryshme të tij. Corovoda Online solli në rrjetin facebook Video nga këto momente.