Është mbyllur vetëm para pak çastesh takimi mes Përmetit dhe Skraparit. Në një pjesë të parë që dha rezultatin 1:0 për Përmetin 45 minutat e dyta ishin më interaktive. Por përtej rezultatit të takimit ajo që dominoi ndeshjen ishte "e verdha" e kartonave - Plot 7të kartona të verdhë reciprokisht 5 për Përmetin dhe 2 për Skraparin. Ndeshja e luajtur në terrenin sportiv "Durim Qypi" në Përmet u mbyll me rezultatin 2:1. Pas kësaj sfide Skrapari vijon të pozicionohet në vendin e 8të të klasifikimit në këtë kategori ndërsa Përmeti në të fundit. Golat për Përmetin u shënuan në minutën e 24' dhe 54' ndërsa për Skraparin goli i vetëm u shënua në pjesën e dytë në minutën 65' nga Azis Pepa. Edhe 5 minutat shtesë nuk sollën ndryshim të rezultatit që betonizoi këtë takim me shifrat 2:1 në favor të Përmetit
©Corovoda Online
©Corovoda Online