Nga Skrapari në Venecia - Cilët janë vëllezërit Biraku që krenojnë vendlindjen **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Nga Skrapari në Venecia - Cilët janë vëllezërit Biraku që krenojnë vendlindjen

Fatjon Kaloci
21.5.19
Nga Skrapari në Venecia... e si të mos shkëputen nga rrënjët e origjinës, një resorant mban në përjetësi emrin e të atit të tyre Ali Biraku... atje në Venezian magjike. Emiliano Biraku është një ndër shqiptarët e sukseshëm që jetojnë në Itali. Në vitin 2003 ai u largua për studime në Venezia, Itali ku dëshira e parë studimore e tij krahës studimeve universitare ishte hulumtimi mbi marrëdheniet historike mes Venezias dhe Shqipërisë. Pas studimeve Emiliano nisi punën fillimisht në sektorin bankar. Në 2012 investoi në sektorin e resoranteve, gjithësej tre prej tyre në Venezian e tij. Një prej resoranteve në 2015 e quajtën Tratoria Ali d'oro duke i vendosur emrin e të atit. Paralelish ai filloi edhe angazhimin e tij politik ku u inspiruar nga politika e Renzit dhe shpejt do të shihej si protagonist në Partinë Demokratike një forcë e majtë në Itali që ka një qëndrim më social ndaj emigrantëve. Në 2017 u zgjodh anëtar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Ermali është vëllai tjetër. Ai në 2005 erdhi në Venezie për studime në fushën e Arkitekturës. Më pas i'u bashkuan sipërmarrjeve për hapjen e resoranteve ku Ermali ishte Interior Design i modelimit deri në detaj i çdo elementi. Një krenari më shumë për Skraparin!
©Corovoda Online