Buxheti 2019 - Gjykata rrëzon padinë e Bashkisë Skrapar. E paqartë mënyra sesi do të vijohet **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Buxheti 2019 - Gjykata rrëzon padinë e Bashkisë Skrapar. E paqartë mënyra sesi do të vijohet

Fatjon Kaloci
28.6.19
Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar dje në seancën gjyqësore te zhvilluar rreth orës 13:30 të së enjtes, 27.06.2019 në Tiranë, padinë që Bashkia Skrapar kishte hapur që në fillim të këtij viti kundër Këshillit Bashkiak Skrapar dhe Prefektit Berat. Çështja që mbante numrin 31157-01138-86-2019 në faqen e internetit të kësaj gjykate gjatë publikimit të saj në mbremjen e djeshme thuhet:

Paditës:
Bashkia Skrapar
I paditur:
Këshilli i Bashkisë Skrapar, Prefekti i Qarkut Berat


Objekti:
Konstatimin e pavlefshmerise absolute te akteve administrative:
1.Vendimi me Nr. 1, date 04.01.2019 i Keshillit Bashkiak Skrapar "Per miratimin maksimal te punonjesve te Bashkise Skrapar dhe institucioneve ne varesi te saj.
2. Vendimin nr.2, date 04.01.2019 te Keshillit te Bashkise Skrapar "Per pagesen e punonjesve me 100% te pages sipas vendit te punes se miratuar.
3. Vendim me nr.3, date 04.01.2019 i Keshillit Bashkiak Skrapar.
4. Vendim me Nr.4, date 04.01.2019 e Keshillit Bashkiak Skrapar.
5. Akt administrative per verifikimin te ligjshmerise se akteve Nr.38/ 1 prot, date 16.01.2019 i Prefektit te Oarkut Berat.
6. Vendimi me Nr.5, date 04.01.2019 te Keshillit Bashkiak Skrapar "Per miratimin e programit buxhetor afatmesem 2019 - 2021 dhe buxhetit te bashkise Skrapar dhe institucioneve ne varesi dhe funksioneve te reja per vitin 2019.
7. Akt administrative per verifikim te ligjshmerise se akteve Nr. 50/ 1, date 16.01.2019 I prefektit te Qarkut Berat
.


Dispozitiv:
Rrëzimin e padisë.
Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse.
Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë Tiranë, brenda 30 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall sot më datë 27.06.2019, Tiranë.


Ndërsa rekursi mbetet hapi i tretë për vendorin, e ardhmja nuk duket shumë optimiste për këtë autoritet. Vendimet e Këshillit Bashkiak dhe Konfirmimet që ato kanë marrë nga Prefektura në fillim vit, së paku nga Gjykata Administrative e Apelit janë në fuqi. Momentalisht Bashkia Skrapar operon me 1/12 e buxhetit të vitit të kaluar. Nëse të gjitha hallkat gjyqësore do të konfirmonin vendimarrjen e Gjykatës Administrative të Apelit edhe më tej, kjo mund të ndryshoj tërësisht funksionimin e Bashkisë Skrapar, pasi "rrëzimi i kësaj padie" nënkupton se nuk do të vijohet më me 1/12 por do të kërkohet zbatimi i vendimit gjyqësor. E thënë ndryshe më shumë se 100 punonjës do të hiqen nga organika që këshilli e konsideroi të tejfryrë në fillim të vitit pasi institucioni do të detyrohet t'i përmbahet vendimeve të këshillit.