Takimi në Skrapar: Reagon Bindja Demokratike - Astrit Patozi: "Rama nuk tha asgjë përse në atë bashki nuk ka garë" -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Takimi në Skrapar: Reagon Bindja Demokratike - Astrit Patozi: "Rama nuk tha asgjë përse në atë bashki nuk ka garë"

Fatjon Kaloci
8.6.19
Ndërsa vëmendja mediatike sot ka qënë në Skrapar, mbi deklaratat, kundërdeklaratat, e një mori komentesh të ndryshme çuan vëmendjen në Skrapar, së fundmi ka reaguar edhe Bindja Demokratike. Me titullin: "Çfarë nuk tha Edi Rama sot në Skrapar?" Astrit Patozi ka reaguar në faqen web të këtij subjekti:
"Po shoh që lideri suprem paska qenë për fushatë në Çorovodë sot dhe paska thënë ato gjërat e mërzitshme, që përsërit kudo, për çlirimin e dytë që po i bën Shqipërisë “Rilindja”.
Por nuk ka thënë asnjë gjysëm fjale se përse në atë bashki nuk ka sot garë, por do të ketë vetëm një kandidat. Në fakt, do të kishte qenë e vetmja përgjigje që kanë pritur qytetarët dhe banorët e Skraparit sot prej tij.
Sepse nuk ia ka berë zemra ta thotë që në Çorovodë kandidati i BINDJES DEMOKRATIKE u tërhoq papritur, pasi njerëzit e Edi Ramës në Skrapar, nuk donin që atje të kishte zgjedhje, por thjesht votime. Ai u detyrua të largohej nga gara pas një presioni të fortë të tipit mafioz të përfaqësuesve të “Rilindjes” në atë bashki.
Dhe ne po e lemë timonierin t’i gëzohet fitores së tij në tavolinë për Bashkinë e Skraparit dhe sidomos faktit që po ia shkëput këtë nga thonjtë rivales së vet të egër brenda së majtës, LSI-së.
Por jemi të sigurt, se kjo do të jetë një fitore si e Pirros, që nuk vlen vetëm për Skraparin.
Rënia e sigurt e Edi Ramës ka nisur dhe atë nuk e shpëton dot rezultati i 30 Qershorit."
Corovoda Online / Burimi
http://bindjademokratike.al/2019/06/08/cfare-nuk-tha-edi-rama-sot-ne-skrapar/