Koordinata X: Vlushë 1969 - FOTO - Ramiz Alia në foton e rrallë të udhëtimit mbi mushkë drejt festës së Vlushës

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Koordinata X: Vlushë 1969 - FOTO - Ramiz Alia në foton e rrallë të udhëtimit mbi mushkë drejt festës së Vlushës

Fatjon Kaloci
23.7.19
Është një foto e rrallë e Ramiz Alisë e bërë në Skrapar. Në albumin e shumtë të fotove që disponon një i njohur i tijë, gjejmë një fotografi të rrallë të Ramizit dalë në Vlushë të Skraparit. Zoteruesi i fotos thotë se ajo ka një histori interesante. Ramiz Alia kishte ardhur per të marrë pjesë në pervjetorin e 25 – të të Brigadëssë VII- të Sulmuese.Festa bëhej në Vlushë të Skraparit. Duke qënë se terreni ishte malor , Ramizi hypi mbi një mushke. Shoqëruesi, të cilin e kisha mik timin, me dha aparatin fotografik për tja mbajtur pasi ai duhej të ishte i lirshëm për të organizuar mbrojtjen e Ramizit. Terreni ishte i vështirë dhe kjo detyrë në ato kushte ishte me përgjegjësi të madhe kështu që gjatë udhëtimit, ndersa shoqëruesi kishte vëmëndjen gjetkë, unë bëra këtë fotografi të rrallë. Po oficeri i Shoqërimit me kishte pikasur pasi më pas, më dha porosi që foton të mos ja bëja të ditur shokut Ramiz dhe as ta publikoja. Kjo foto i përket datës 17 mars 1969. Brigada e VII-të Sulmuese ishte një nga brigadat më të shquara të Frontit Nacional-Çlirimtar gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Komandanti ushtarak ishte Gjin Marku dhe komisar politik Kadri Hoxha.Në rreshtat e brigadës u rreshtuan partizanë me eksperiencë në luftë të batalioneve të qarkut të Beratit, të Grupit të Skraparit, të batalionit të rinisë “Margarita Tutulani” etj. Erdhën gjithashtu dhe mjaft partizanë nga qarku i Gjirokastrës dhe nga qarku i Korçës. Në komandë të brigadës u emëruan: komandant Gjin Marku dhe pas Musa Daci; komisar Kadri Hoxha dhe më vonë oficer karriere, Qazim Kapisyzi. Kuadro dhe luftëtarë ishin dhe Adil Çarçani, zëvendës-komisar, Ramiz Alia përgjegjës i rinisë i brigadës.
Krediti:Mark Brunga- Bulevard News|