Prokuria Speciale e Anti Korrupsionit e thënë ndryshe SPAK pritet të formësohet me 15 anëtarët e saj. Ndonse janë në pritje të kalimit të vettingut, 2 prej anëtarëve të mundshëm së SPAK nga 15 që është numri total janë nga Skrapari, reciprokisht Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho.
|
Klodian Braho |
Klodian Braho, i moshës 37 vjeç është nga Skrapari. Me qetësinë që e
karakterizon Braho, po ashtu magjistrat, e nisi karrierën në njësitë
antikorrupsion në Vlorë ku spikati me hetimin ndaj ish-kryebashkiakut
Shpëtim Gjika, një gjykim i cili për shkaqe sigurie u zhvendos që të
kryhej në kryeqytet. Prokurori udhëtonte një herë në dy javë drejt
Tiranës për të përfaqësuar akuzën ndaj të zgjedhurit të pushtetit vendor
dhe një sërë zyrtarësh lokalë. Hetoi dhe arrestoi për korrupsion
ish-gjyqtarin e Apelit, Shkëlqim Miri, ka vendosur sekuestro ndaj
aseteve pasurore të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, të
cilin gjithashtu e ka nën hetim për korrupsion. Nën hetim aktualisht ka
edhe një pjesë të zgjedhjeve në Dibër si edhe zyrtarë të tjerë për
dyshimet e grabitjes së Rinasit. Klodian Braho njihet për tipin e qetë e
po ashtu dëshirën për të qëndruar larg bujës. Është në pritje të
vettingut.
|
Doloreza Musabelliu |
Doloreza Musabelliu, 39 vjeç është nga Poliçani i Skraparit. Është një
nga magjistratet e diplomuara shkëlqyer, dhe që për shkak të rezultateve
të larta u emërua menjëherë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Për
shkak se është një nga prokuroret e pakta që flet frëngjisht, ajo ka
qenë shpesh e përzgjedhur nga autoritetet franceze për hetimet
dypalëshe, kryesisht në fushën e trafikut. Ajo ka qenë një nga
prokurorët e parë që përpara se të ngrihej miti i Emiliano Shullazit,
kreu një hetim kundër tij dhe kërkoi dënimin për trafik droge dhe
armëmbajtje. Prokurorja kaçurrelse që heton pa e ndarë buzëqeshjen, por
edhe stilin në të veshur, ka hetuar për korrupsion ish-gjyqtarin Ibrahim
Hoxha, italianin Guido Guidi, piloti që ngeci në Ishëm, ndërsa
aktualisht ka në dorë dosjen Toyota Aurus me miliona euro të
sekuestruara në Durrës. Ka qenë gjithashtu drejtuese e njësisë Task
Forcë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe e ka lënë këtë detyrë në
vitin 2017. Është në pritje të vettingut.
©Corovoda Online