Koordinata X: Vërzhezhë, 27 Gusht 1955 - Krijohet kooperativa e parë në Skrapar - Ja disa detaje -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Koordinata X: Vërzhezhë, 27 Gusht 1955 - Krijohet kooperativa e parë në Skrapar - Ja disa detaje

Fatjon Kaloci
27.8.19
Në almanakun lokal të datave që disponon Corovoda Online, 27 gushti mundej të konvertohej shumë mirë në datë Feste Lokale për banorët e Vërzhezhës, një fshat i afërt me Çorovodën. Rruga, afërsia si dhe numri i banorëve aktual do t'a mundësonin më së miri këtë gjë. Por jo vetëm këto, historiku i pasur që ka ky fshat mund të shërbente si nxitës turizmi. Gjithësesi, përpos këtij fakti, Corovoda Online ndalet në vitin e largët 1955. Në 27 Gusht 1955 në Vërzhezhën e asaj kohe banonin 96 familje. Në këtë datë, 61 prej këtyre familjeve do të krijonin atë që u quajt Kooperativa e Vërzhezhës ose ndryshe kooperativës së parë të krijuar në Skrapar. Një ndër sipërmarrjet e përbashkëta të këtyre familjeve mori sukses që në vitin e parë të saj. Kryesisht në kulturën frutore, qershi, kjo kooperative vetëm vitin e parë arriti të mbillte mbi 2000 rrënjë pemë frutore ku dominonte qershia.
@Corovoda Online