Pelegrinazhi: Meta "pajtohet" me Ramën - Presidenti firmos peticionin për Mbrojtjen e Malit të Tomorrit

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Pelegrinazhi: Meta "pajtohet" me Ramën - Presidenti firmos peticionin për Mbrojtjen e Malit të Tomorrit

Fatjon Kaloci
22.8.19
Ndërsa sot u mbajt në Kulmak të Skraparit, Ceremonia Zyrtare e Pelegrinazhit bektashi në Malin Tomorr, mesa duket Mali "bashkoi" Ilir Metën dhe Edi Ramën ky i fundit mëngjesin e nisi duke uruar nga rrjeti social facebook, bektashinjtë që bëjnë pelegrinazhin e përvitshëm në Malin Tomorr. Rama publikoi edhe një video ku alternonte mes pamjesh Tomorrin dhe mesazhin  e nismës "Smile Albania" Mos Ma Prek Tomorrin. Por ndër shumë të ftuar të ceremonisë së nisur rreth orës 11:15 i pari që preku Tomorrin për nga rëndësia hierarkike ishte Presidenti i Republikës Ilir Meta. Përmes këtij imazhi Presidenti shfaqet duke firmosur pro nismës Smile Albania për Mbrojtjen e Malit të Tomorrit. Presidenti publikisht kështu u rendit tek zërat kundër shkatërrimit të Tomorrit nga bizneset e guroreve, për rrjedhojë edhe kundër vendimit abuziv të gjykatës Administrative. Mbledhja e firmave do të vijojë edhe në ditët në vijim, në Tomorr dhe në atraksione të tjera turistike të Beratit, për t’ju drejtuar më pastaj organeve të drejtësisë, si argument i padiskutueshëm për rrëzimin e vendimit të Administratives
©Corovoda Online