Minimalisht 1717 është numri i ndjekësve të sistemit arsimor në Skrapar, përfshirë numrin e ndjekësve të sistemit parashkollor, kopshte dhe çerdhe. E thënë ndryshe afro 10% e popullsisë në total është pjesë e sistemit arsimor lokal. Të dhënat e gjetura nga Corovoda Online referojnë konkretisht se për vitin shkollor 2018 - 2019 zyrtarisht Skrapari rezulton me këto shifra:
Ndjekës në Arsimin Parashkollor (Kopshte & Çerdhe) - Numri në total i ndjekësve - Skrapar = 264
Nxënës në Arsimin 9 vjeçar publik - Numri në total i ndjeksve - Skrapar = 989
Nxënës në Arsimin e mesëm publik - Numri në total i ndjeksve - Skrapar = 464
Informacioni lokal zbret online tek ju përmes ©Corovoda Online na ndiqni edhe në rrjetet tona sociale.