Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një video mesazhi bëri publike planin e ri të masave deri në 18 maj 2020. Në një mesazh prej afro 7 minutash, ministria tha se distancimi social vijon të jetë prioritet. Ajo tha se se kërkohet bashkëpunim me opinionin publik për ruajtjen e masave. Do te kemi një vlerësim dinamik 2 javor ku do monitorohet ecuria - tha ndër të tjera.
Nga data 4 Maj 2020 në zonën e gjelbër do të përfshihen bashkitë:
Por çfarë do të thotë të jesh në Zonë të Gjelbër?
Padyshim që ekzistojnë edhe rregulla të tjera por ne veçuam më kryesoret.
Nga data 4 Maj 2020 në zonën e gjelbër do të përfshihen bashkitë:
Bashkia Tropojë
Bashkia Berat
Bashkia Polican
Bashkia Skrapar
Bashkia Rrogozhinë
Bashkia Belsh
Bashkia Kuçovë
Bashkia Selenicë
Bashkia Peqin
Bashkia Cerrik
Bashkia Gramsh
Bashkia Ura Vajgurore
Bashkia Vlorë
Bashkia Selenicë
Bashkia Devoll
Bashkia Maliq
Bashkia Pustec
Bashkia Mallakastër
Bashkia Kolonjë
Por çfarë do të thotë të jesh në Zonë të Gjelbër?
Në parim nënkupton Zona me risk më të ulët të Trasmetimit të infeksionit Covid-19 por pa dyshim që ka edhe këtu masa:
- Së pari nënkuptohet se automjetet private mund të lëvizin pa autorizime nga ora 09:30 deri në orën 17:30
- Së dyti rregulli i lëvizjes në automjet nënkupton prani të jo më shumë se dy personave
- Së treti ndalohet rreptësisht hyrje-daljet në perimetrin e këtyre zonave
- Së katërti, pensionistët mund të lëvizin lirisht në këmbë deri në orën 08:30
- Së pesti, përveç pensionistëve deri në 08:30 nuk lejohet të dalin persona të tjerë përjashtuar këtu vetëm ata që kanë autorizim për punë
- Së gjashti nga ora 09:30 deri në 17:30 çdokush mund të lëviz në këmbë por me kushtin jo më shumë se dy persona.
- Së shtati, nuk lejohet kategorikisht frekuentimi i parqeve publike apo lulishteve.
- Së teti nuk lejohen organizimet masive të çdo natyre me më shumë se dy persona.