Do të strehohet tek të afërmit në Poliçan - 55 vjeçari ishte një nga dy vëllezërit që kërcënuan të martën në Çorovodë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Do të strehohet tek të afërmit në Poliçan - 55 vjeçari ishte një nga dy vëllezërit që kërcënuan të martën në Çorovodë

Fatjon Kaloci
30.4.20
Burime të Corovoda Online thanë më herët se personi i dytë që u shoqërua nga policia mëngjesin e hershëm të së mërkurës, ku forca të shumta policore rrethuan banesën ku ata qëndronin, do të qëndroj tek të afërmit e tij në Poliçan. 55 vjeçari në fakt ishte në gjëndje më të rënduar mendore dhe u shoqërua të mërkurën në Berat. Ndërsa të dy vëllezërit banonin së bashku në katin e parë, të pallatit nr.17 në lagjen "5 Shtatori", pas arrestimit të njërit prej tyre për 55 vjeçarin nuk kishte kush kujdesej. Raporte thanë se ky i fundit do të qëndroj pranë disa të afërmëve në qytetin fqinj të Poliçanit.
Ngjarja e së martës, tërhoqi vëmendjen e gjerë të publikut. Shumë tabloidë, faqe interneti dhe media të ndryshme publikuan informacionin deri në orët e para të së mërkurës.