Elbasan: Ndërron jetë në spital pas një ngjarje aksidentale fotografi me origjinë nga Skrapari **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Elbasan: Ndërron jetë në spital pas një ngjarje aksidentale fotografi me origjinë nga Skrapari

Fatjon Kaloci
28.4.20
Një prej fotografëve më të njohur të qytetit të Elbasanit ka humbur jetën aksidentalisht.
Mësohet se Adi Zhuka 53 vjeç, raportohet ka rënë aksidentalisht nga një pemë në oborrin e shtëpisë së tij ku kishte hipur për të prerë degët e thata.
Mësohet se fotografi ka humbur ekuilibrin, dhe për pasojë rrëzimi ka qenë fatal për të, pasi ka rënë nga një lartësi rreth 5 metra.
Pavarësisht se 53-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, në kryeqytet, ai nuk i ka mbijetuar dëmtimeve të rënda të pësuara në kokë. Fotografi ka ndërruar jetë rreth orës 01:15 të kësaj të marte ndërsa ishte aksidentuar rreth orës 17.05 të hënën.