Përfundon pas 5 orësh - "Çlirohet" sërisht 5 Shtatori. - Renea ndalon 2 shtetasit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Përfundon pas 5 orësh - "Çlirohet" sërisht 5 Shtatori. - Renea ndalon 2 shtetasit

Fatjon Kaloci
28.4.20
Sipas Corovoda Online në një raportim të orës 20:15 të kësaj mbrëmje 28.04.2020, një burim jozyrtar citon se në një pallat pranë lagjes 5 shtatori, janë konfliktuar së paku 3 persona. Gjatë konfliktit fillimisht me zëra dhe tone të ngritura është raportuar edhe demostrimi i një arme nga një prej 2 meshkujve në konflikt. Lajmi në zhvillim.

Ora 21:00
Rikthehemi tek lajmi, raportohet se një shtetas është duke u kërkuar nga Policia në Skrapar. Ka sinjalizime se shtetasi qëllojnë në ajër.
Ora 21:25
Forca policore janë në vendngjarje. Forca Policore të Specializuara kanë mbërritur në vendngjarje. Sipas Burimeve, ngjarja po ndodh në banesën e tyre, pranë një pallati në lagjen 5 Shtatori. Policia dhe Autoambulanca në vendngjarje.
Ora 21:30
Pritet ndërhyrja në apartamentin ku ndodhen, dhe ku raportohet se tentojnë herë pas herë të qëllojnë nga ballkoni i një apartamenti
Ora 21:45
Ndërsa pritet ndërhyrja e specializuar e forcave të policisë raportohet se është thuajse e pamundur të sigurohet plan video pasi ndricimi rrugor është fikur.
Ora 22:22
Vijon të qëndroj e pandryshuar situata. Shtetasi raportohet se nuk po i përgjigjet thirrjeve për dorëzim. Ai vijon të qëndroj në banesën e tij.
Ora 22:28


Ora 22:52


Ora 22:53
Corovoda Online sjell disa plane nga distanca e një perimetri të siguruar tashmë të zonës ku ende pritet ndërhyrja e policisë. Zona është pa energji elektrike për të ndikuar mbase në pengim të fushëpamjes së 2 shtetasve.
Ora 23:00
Situata paraqitet disi më e qetë por ende nuk është bërë e mundur kapja e 2 shtetasve. Zona vijon të jetë nën perimetër të sigurisë.
Ora 23:35
Sipas Corovoda Online duke i'u referuar disa të dhënave demografike dhe gjeografike mbi zonën ku po ndodh ngjarja, kemi shqyrtuar adresarin lokal dhe besohet se shtetasit të cilët kanë shkaktuar këtë situatë të pazakontë të qytetit të vogël janë 2 vëllëzer me inicialet H.H. (55 vjeç) dhe H.H (58 vjeç). Kjo është një referencë e jona pasi ende nuk ka zyrtarizim të lajmit, por duke u nisur nga databaza e adresarit lokal dhe nga ngjarja në zhvillim, ngjarja po zhvillohet në ndërtesën nr 17 në Lagjen 5 Shtatori në Çorovodë.
Ora 23:45
Forcat Renea në vendngjarje.
Ora 23:55

Ora 00:17
Rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjen”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi H. H., rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.
Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas.
Ora 00:33
Burime: Renea dhe Forca të shumta të policisë po bëhen gati për ndërhyrje
Ora 00:37
Nën  errësirë totale, pamjet nga larg nuk mundësojnë pamje të qarta por mësohet se janë momentet kur pritet ndërhyrja e Reneas
Ora 00:48


Ora 01:18
Dorëzohen personat ndersa sirena policie dëshmojne se po largohen forcat Renea

Ora 01:30
Corovoda Online mëson edhe detajet e fundit të një operacioni që zgjati 5 orë. Corovoda Online ishte e para që sinjalizoi sherrin konfliktual fillimisht. Ndonse një burim policor tha se behej fjalë per 1 person, burimet tona nuk e konfirmon. Ne ishim të bindur per numrin e publikuar edhe e me iniciale. Por çfarë ndodhi orën e fundit?
Ora 01:33
Policia në masa ekstreme snaipera dhe ndricues të fortë dritash në lagjen ku ndricimi ishte prere qëllimisht. Me thirrje nga autopolanti, Policia i bëri thirrje Hekurani për tu dorëzuar. Policia më heret permes një njoftimi tha se ishte vetem Hekuran Hoxha shtetasi në kërkim. Ky i fundit u vetëdorëzua por duke dalë dëshmi në terren thanë se ai ishte shprehur se policisë do ta vrasin, ndërsa pasi mori mbështjen e negociuar ai u dorëzua. Hekuran Hoxha ishte i paarmatosur. Pastaj dyshimet kanë shkuar tek vëllai tjetër i tij ishte Hysen??  i cili po ashtu ishte në banesë me armë. Video e mësipëme jep pak plane nga distanca ndërsa në bazën audio dëgjohen thirrje e policisë. Të dy persona një 58 dhe tjetri 55 vjeç u shoqëruan menjëherë
Ora 01:38
Përfundon këtu ky mbulim i pazakontë i yni por duhet thënë fatmirësisht i mbyllur pa lëndime në njerëz. Faleminderit që të shumtë na keni ndjekur sot në këtë natë të gjatë.
(Shënim: Informacionet janë të renditura kronologjikisht dhe i referohe raportimeve apo informacioneve jozyrtare të besuara për Corovoda Online. Padyshim ne do të jemi në pritje të raportimit zyrtar. Ky postim mund të pësoj ndryshim por në çdo rast ato të pasqyrohen me orën dhe datën e saktë të vendosjes)