7 raste të reja brenda 24 orëve - 519 shkon numri i të shëruarve. - Jepen të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për Covid-19 (02.05.2020) **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

7 raste të reja brenda 24 orëve - 519 shkon numri i të shëruarve. - Jepen të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për Covid-19 (02.05.2020)

Fatjon Kaloci
2.5.20
7 raste të reja, ku 5 prej tyre janë në Tiranë, 1 në Kukës dhe 1 në Krujë - kështu tha specialistja e ISHP-së znj.Eugena Tomini në raportimin e këtyre 24 orëve. Numri i të prekurve në Shqipëri gjithësej që prej fillimit arrin në 789 raste pozitive ndërsa numri i personave që aktualisht ndodhen të shtruar në dy spitalet Covid është 31, 7 prej tyre në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 171 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në tre bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar positive, 1 rast në Krujë dhe 1 rast i importuar në Kukës i evidentuar në qendrën karantinë të këtij rajoni.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 789 qytetarë. Prej tyre janë 519 të shëruar.
Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme.
Kalimi i zonave aktive në zona jo aktive për COVID19 ka zgjeruar hartën e të shëruarve në gjithë vendin.
Aktualisht në vendin tonë janë 239 pacientë aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 31 pacientë (11.4%) dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.
Ky është nje tregues i rëndësishëm që evidentoi faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale.
Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:
Tiranë 90
Shkodër 20
Krujë 89
Fier 1
Kurbin 24
Korçë 1
Elbasan 2
Kukës 5
Lezhë 1
Lushnje 1
Mirditë 2
Berat 2
Mat 1
Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.
Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar dhe për këtë vigjilenca duhet të jetë maksimale.
Të moshuarit apo dhe qytetarët me sëmundje kronike duhet të vazhdojnë të komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore, përvec rasteve kur është e domosdoshme.
Për pyetjet që mund të keni për sëmundjet kronike apo COVID19 ju lutem telefononi në linjën e gjelbër 0800-40-40. Por nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 duhet të telefononi numrin e urgjencës 127.